Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Një kompani jo-fitimprurëse po paguan hakerët për të zhbllokuar pajisjet e braktisura nga kompanitë prodhuese
    15 Dhjetor, 2025
    AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
    13 Dhjetor, 2025
    Droni i ri i DJI mund të transportojë pesha deri në 100 kg si dhe të ngjisë male 6,000 të lartë
    13 Dhjetor, 2025
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
    15 Dhjetor, 2025
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    2,000 dronë shndërrojnë Dubai Frame në një lojë gjigande për Red Bull Tetris World Final
    14 Dhjetor, 2025
    Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
    13 Dhjetor, 2025
    Disney do të lejojë përdorimin e karaktereve të saj nga Sora pas investimit prej $1 miliard në OpenAI
    13 Dhjetor, 2025
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Startup-i shqiptar Patoko siguron investim nga fondi K4S6 i Kevin Sekniqit
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Startup-i shqiptar Patoko siguron investim nga fondi K4S6 i Kevin Sekniqit
Tech

Startup-i shqiptar Patoko siguron investim nga fondi K4S6 i Kevin Sekniqit

Last updated: 26 Mars, 2025 3:19 pm
Ndaj
5 Min lexim

Një moment kyç për ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, me mbështetjen e një lideri global të teknologjisë

Tiranë, Shqipëri – 17 Mars 2025 – Kevin Sekniqi, sipërmarrësi shqiptaro-amerikan dhe bashkëthemelues i Ava Labs, ka realizuar investimin e tij të parë përmes fondit K4S6, duke marrë aksione tek Patoko – Gjithçka në Një Aplikacion, platforma me rritjen më të shpejtë për lëvizshmërinë dhe rezervimin e shërbimeve online në Shqipëri. Ky investim përfaqëson një hap vendimtar për zhvillimin e ekosistemit lokal të startup-eve dhe tërheqjen e interesit global ndaj sipërmarrjes shqiptare.

Nisma e Sekniqit, e lançuar vitin e kaluar, synonte të identifikonte dhe mbështeste startup-et me potencial të lartë në Shqipëri. Pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje dhe takimesh me themelues vendas, Patoko udalluasi startup-i i parë që siguron mbështetjen e K4S6, duke vërtetuar se ekosistemi i startupeve në Shqipëri po konsolidohet dhe po tërheq vëmendjen e investitorëve seriozë.

Nga ideja te ndikimi: Pse ky investim është i rëndësishëm

Ky moment është i rëndësishëm për dy arsye kryesore:

Së pari, investitori – Kevin Sekniqi është një sipërmarrës serial që ka ndërtuar një startup miliarda-dollarësh në SHBA dhe tani po investon në brezin e ardhshëm të inovatorëve. Rrugëtimi i tij mishëron fuqinë transformuese të startup-eve – nga një ide e thjeshtë, në një sukses global dhe më pas në mbështetje për ekosistemin që e ka frymëzuar.

Së dyti, vizioni i startup-it – Patoko ka evoluar me shpejtësi nga një aplikacion për rezervimin e taksive në një “super aplikacion”, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh sipas nevojave specifike të tregut shqiptar. Nga transporti te shërbimet e shtëpisë, Patoko po krijon një model të ri për lehtësimin e jetës së përditshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

“Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po hyn në një epokë të re,” deklaron Kevin Sekniqi, themelues i K4S6. “Ne morëm kohën e duhur për të analizuar tregun, për të kuptuar klimën e biznesit dhe për të identifikuar se ku mund të sjellim ndikimin më të madh. Patoko u veçua për ekzekutimin e tij të shkëlqyer, planet ambicioze të rritjes dhe një ekip ndërkombëtar të fortë. Ky është lloji i startup-eve që mund të shkallëzohen me shpejtësi me mbështetjen e duhur.”

Patoko: Ndërtimi i Super Aplikacionit të parë në Shqipëri

Me një vizion për të revolucionarizuar lëvizshmërinë dhe aksesin në shërbime, Patoko është tashmë një emër i njohur në Shqipëri. Fillimisht i konceptuar si një aplikacion për taksi i ngjashëm me Uber, ai ka zgjeruar funksionalitetet për të përfshirë një gamë të gjerë rezervimesh shërbimesh, duke ndjekur trendin global të super aplikacioneve.

Përmes Patoko, përdoruesit mund të:
✔ Rezervojnë një udhëtim – Shërbime të besueshme taksish me një klikim
✔ Porosisin shërbime për shtëpinë – Pastrim, hidraulik dhe më shumë
✔ Bëjnë rezervime për kujdes personal – Parukeri, sallone estetike dhe të tjera
✔ Fitojnë shpërblime – Një sistem i integruar besnikërie për përdoruesit

Aktualisht, Patoko menaxhon:
🚖 700+ taksi të regjistruara në platformë
📱 Mijëra rezervime shërbimesh çdo muaj
📈 Një bazë përdoruesish në rritje të shpejtë,me dhjetëra mijëra persona që u mbështetën te Patoko vetëm në 2024

“Vetëm gjatë vitit 2024, Patoko ka shërbyer tek 194,000 udhëtarë dhe përdorues,” shprehet Arber Kadia, CEO dhe bashkëthemelues i Patoko.

“Krenohemi që kemi ruajtur një rekord të jashtëzakonshëm të vlerësimeve pozitive si nga shoferët ashtu edhe nga përdoruesit – një standard që do të vazhdojmë të mbrojmë teksa zgjerojmë shërbimet tona të rezervimit. Misioni ynë është i thjeshtë: të sjellim zgjidhje të bazuara në teknologji për nevojat e përditshme.“

Rritje përtej kufijve

Me këtë financim, Patoko synon të zgjerohet ndërkombëtarisht, pasi tashmë ka krijuar një prani në Shtetet e Bashkuara. Faza e ardhshme e rritjes përfshin:

  • Përmirësimin e sistemeve të rezervimit të bazuara në inteligjencën artificiale për një përvojë më të thjeshtë dhe efikase
  • Zgjerimin në tregje të reja evropiane
  • Forcimin e partneriteteve me biznese lokale
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Nintendo ka një plan me 3 faza për prezantimin e lojërave të Nintendo Switch 2
Tjetra Sukses në tregun evropian. Startupi i themeluar nga shqiptari në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI  

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Një kompani jo-fitimprurëse po paguan hakerët për të zhbllokuar pajisjet e braktisura nga kompanitë prodhuese
Tech
15 Dhjetor, 2025
Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
Science
15 Dhjetor, 2025
Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
Mobile
15 Dhjetor, 2025
2,000 dronë shndërrojnë Dubai Frame në një lojë gjigande për Red Bull Tetris World Final
Entertainment
14 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

AirPods Pro 3 vijnë me një sensor për monitorimin e rrahjeve të zemrës dhe përkthim në kohë reale

10 Shtator, 2025
Tech

Arabie Saudite prezanton një robot humanoid femër që është programuar për të mos folur rreth politikës apo seksit

28 Mars, 2024
Tech

Muzetë italianë po përdorin kamera AI për të zbuluar nëse njerëzit e pëlqejnë një vepër arti

20 Korrik, 2021
Tech

Çfarë duhet përmirësuar për të tërhequr investimet e huaja në vend? Elvin Guri shprehet për Diaspora Flet

23 Nëntor, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?