Një video koncept e re është publikuar në YouTube që i mundëson shikuesve një rrugëtim në EctoLife Artificial Womb Facility, ku qindra fetuse gjenden në makineri artificiale me një kordon umbilikal nëpërmjet të cilit marrin oksigjenin dhe lëndët ushqyese.
Kjo “fabrikë” mund të rrisë deri në 30,000 bebe në vit brenda mitrave artificiale dhe mund t’i japë zgjidhje problemit të lindjeve të pakëta, një problem që mund të rrezikojë civilizimin tonë sipas Elon Musk.
Hashem Al-Ghaili, një producent dhe bioteknolog, krijoi këtë film të shkurtër për të hapur diskutimin rreth zhvillimit të teknologjive të tilla që mund të lejojnë uljen e nurmit të lindjeve premature dhe të luftojnë uljen e nurmit të popullsisë.
Ky proçes do të përdorte fertilizimin invitro, duke lejuar prindërit të zgjidhnin embrionin më të përshtatshëm dhe më superior, i cili mund të modifikohet gjenetikisht për të përcaktuar fuqinë fizike dhe për të eleminuar sëmundjet e trashëguara.
Dhe pse videoja është ende një koncept, Al-Ghaili tha se ajo është e mbështetur në “50 vite avancim të teknologjisë nëpërmjet studimeve nga mbarë bota” dhe se një teknologji e tillë do të jetë tepër e përhapur pas vetëm disa dekadash.