Një person me një çantë të rëndë kalon përtej qytetit të rrënuar, një mjek tërheq një kufomë zombi drejt një ambulance, më pas shfaqet një botë aliene me ngjyra të ndezura, sipërfaqja e të cilit është e lëngshme.
Këto janë vetëm 30 sekondat e para të videos së mahnitshme prej 11 minutash, ku shfaqen botë imagjinare të krijuara nga i njejti animim. Kjo video u përmbledh nga Clinton Jones, ose ndryshe pwnisher, i cili sfidoi animuesit të krijonin skenën e tyre 3D të bazuar në animimin e tij. Ai përmblodhi 100 klipet e tij të preferuara për të krijuar një video ku karakteri ecën në botë të ndryshme.
Rezultati është magjepsës. Këto klipe të shkurtra janë tepër surprizuese pasi në fakt nuk kanë një linjë të përbashkët përveç personazhit që ecën. Gjithçka tjetër është e papritur deri në momentin që shfaqet para jush.
Për të gjithë personat që janë kurioz të shohin pjesën tjetër të 2,300 renders të papërdorura, mund t’i shikoni këtu. Vetëm se për t’i parë të gjitha renders do t’ju duhen 2 orë e 44 minuta.