MediaTek sapo ka prezantuar proçesorin e ri të saj, Dimensity 1050, i cili do të ndihmojë në rritjen e konkurrencës me kompani të tjera shumë më të fuqishme si Qualcomm.
Ky proçesor do të jetë i pari nga kompania i cili do të mbështesë rrjetin mmWave 5G dhe do të vijë në smartphone duke filluar nga tre mujori i tretë i këtij viti. MediaTek DImensity 1050 do të sigurojë ndërlidhje më të shpejtë në të gjithë smartphone-t midrange Android.
“Përmes ndërlidhjes së dyfishtë duke përdorur mmWave dhe sub-6GHz, Dimensity 1050 do të sjellë shpejtësi dhe kapacitetin e duhur për t’i ofruar përdoruesve të smartphone-ve një eksperiencë të pabesueshme, dhe në disa nga zonat më të populluara në botë.” shkruhet në deklaratën për shtyp të MediaTek.
Së bashku me aftësitë 5G të proçesorit, në të do të ketë përmirësime dhe në shpejtësitë e Wi-Fi me tri-band support për ldihjet 2.4GHz, 5GHz dhe 6GHz dhe Wi-Fi 6E. ky proçesor premton përmirësime në aftësitë gaming të pajisjeve, madje dhe mbështetje për ekranet 144Hz FHD+. Përmes përmirësimeve në AI dhe Dual HDR capture proçesori do të sjellë dhe përmirësime në kamera.
Së bashku me proçesorin Dimensity 1050, kompania ka prezantuar dhe një proçesor më pak të fuqishëm të quajtur Dimensity 930, i cili do të mbështesë lidhjet sub-6 5G dhe ekranet 120Hz FHD+.