Gjenerata e dytë e proçesorëve të zhvilluar nga Apple sapo kanë filluar prodhimin në masë, sipas raportimeve të sotme nga Nikkei Asia. Këto proçesorë do të marrin rreth 3 muaj kohë për t’u prodhuar dhe me shumë mundësi do të quhen M2.
M2 pritet të debutojë në linjën e re të MacBooks në muajin gusht të këtij viti. M1 Silicon i prodhuar nga furnizuesi i Apple, TSMC, u përdor në pjisjet më të reja Macbook Air / Pro dhe Mac mini duke sjellë përmirësime të konsiderueshme në performancë dhe efiçiencën e baterisë në krahasim me paraardhësin Intel.
Javën e kaluar, Macs 24 inç dhe linja e re e iPad që u prezantuan në eventin Spring Loaded, kishin të integruar të njejtët proçesorë M1 5nm të përdorur në Macbook.
Apple tha në 2020 se kompanisë do t’i duhej një periudhë 2 vjeçare për të përfunduar tranzicionin nga proçesorët Intel në Apple Silicon. Informacionet e tanishme tregojnë se në të ardhmen Apple do të përdorë dhe në versionet 14 dhe 16 inç të MacBook Pro këtë proçesor të ri bashkë me iMac 27 inç të ridizenjuar gjatë këtij viti, dhe një version më të vogël të Mac Pro në 2022.