Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Prezantohet NomadTech: Platforma që promovon potencialin e inovacionit në Shqipëri  
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Prezantohet NomadTech: Platforma që promovon potencialin e inovacionit në Shqipëri  
Tech

Prezantohet NomadTech: Platforma që promovon potencialin e inovacionit në Shqipëri  

Last updated: 22 Prill, 2025 6:50 pm
Ndaj
4 Min lexim

Kur një ide e thjeshtë takohet me një vullnet të palëkundur, ajo kthehet në zhvillim – nën këtë mesazh u prezantua sot në Tiranë NomadTech, një platformë e re novative që synon të fuqizojë startup-et shqiptare dhe të promovojë një ekosistem zhvillimi të qëndrueshëm dhe bashkëkohor. NomadTech përfaqëson një angazhim konkret të sektorit privat për të mbështetur idetë që transformojnë duke krijuar ura mes inovatorëve, institucioneve dhe sipërmarrjes. 

Eventi u zhvillua në ambientet simbol të Piramidës së Tiranës, vetë një hapësirë transformimi, dhe mblodhi bashkë liderë institucionalë, përfaqësues të qeverisë, aktorë të ekosistemit të inovacionit dhe përfaqësues të sipërmarrjes. 

Në mesin e të ftuarve që ndanë vizionin e tyre për zhvillimin e vendit përmes teknologjisë dhe inovacionit ishin: znj. Shqipe Berisha, CEO Piramida e Tiranës, znj. Keti Luarasi, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, z. Lorent Gordi, Drejtor i Përgjithshëm i Philip Morris Albania, z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. 

Ne nuk po mbështesim vetëm teknologjinë, po mbështesim kurajon për të ndryshuar, për të menduar ndryshe, për të guxuar. Inovacioni nuk lind vetëm nga njohuritë, por nga vullneti për të ecur përpara, edhe kur rruga është e panjohur.

Lorent Gordi, Drejtor i Përgjithshëm i Philip Morris Albania

Në cilësinë e përfaqësueses së Bashkisë Tiranë, Nënkryetarja  znj. Keti Luarasi vlerësoi rëndësinë e nismave në mbështetje të start up-eve si një mundësi për të nxitur idetë drejt inovacionit dhe zhvillimit.  

Gjitahshtu, Ministrja Delina Ibrahimaj dhe Ministri Gonxhja çmuan rëndësinë e këtij eventi si një momenti i ri për start up-et në Shqipëri dhe vlerësuan se si një kompani investohet në mbështetje të ideve të reja, që nxisin modele inovacioni për mundësi të reja zhvillimi.  

NomadTech është projektuar për të ofruar mbështetje të strukturuar për ide me potencial transformues, përmes: 

* Granteve të pjesshme për startup-e me potencial të lartë zhvillimi 

* Mentorim nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë 

* Mundësi për bashkëpunim me aktorë kyç të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes 

Drejtuesi i projektit NomadTech, Ergys Gezka duke prezantuar detaje të kësaj nisme bëri të ditur se duke nisur nga sot 22 prill dhe deri në datë 31 Maj 2025 të gjitha start-upet mund të aplikojnë në websitin www.nomadtech.al/ dhe të bëhen pjesë e përfituesve.  

Çdo aplikim do të kalojë përmes një vlerësimi të detajuar nga ekspertë të pavarur. Dhe për më të mirët, nuk ofrojmë thjesht financim, ofrojmë mentorim, rrjetëzim dhe një trampolinë drejt tregut rajonal dhe pse jo edhe atij europian. Sot, dua t’ju ftoj jo vetëm të aplikoni. Dua t’ju ftoj të guxoni. Të shihni veten si pjesë e një brezi që nuk pret më që të ndodhin gjërat, por që i krijon ato. Një brezi që merr përgjegjësi për të ardhmen dhe i jep kuptim fjalës novator.

Ergys Gezka, Drejtuesi i projektit NomadTech,

NomadTech synon të bëhet një pikë referimi për idetë që synojnë ndryshimin, duke vendosur në qendër filozofinë e re të përgjegjësisë korporative, ku inovacioni, ndikimi social dhe zhvillimi i qëndrueshëm bashkëjetojnë në një mision të vetëm. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Kamerat inteligjente do të monitorojnë 24 orë autostradat në Shqipëri
Tjetra Samsung Galaxy S25 – Inteligjencë Artificiale që përmirëson jetën dhe mbron privatësinë tuaj

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Tashmë ju mund të blini laptopin Lenovo me ekran të rrotullueshëm për $3,299

4 Gusht, 2025
Tech

Huawei Watch GT4 vjen me bateri që zgjat 2 javë, sensor për të matur temperaturën e trupit dhe një çmim prej vetëm €249

16 Shtator, 2023
Tech

Studiuesit nga Hollanda arrijnë të zhvillojnë fotodioda me rendiment kuantik mbi 200%

21 Shkurt, 2023
Tech

Planet e Apple për përfshirjen e një lenteje periscope vështirësohen nga problemet e patentimit

3 Shtator, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?