Për momentin rreth 10,000 punonjës të Facebook janë duke punuar për pajisjet VR dhe AR. Ky numër është pothuajse një e pesta e të gjithë të punësuarve në këtë kompani.
Nëpërmjet këtyre të dhënave kuptojmë se platforma po shton përpjekjet në këtë sektor. Në vitin 2017, divizioni Oculus Vr përmbante mbi 1,000 nga 18,770 të punësuar në zyrat e Facebook, rreth 5% të totalit.
Që nga 2017, kompania ka zhvendosur vëmendjen nga modeli Oculus Rift me kabuj drejt Oculus Quest dhe Quest 2 që janë plotësisht wireless. Quest 2, me çmim $299, u porosit 5 herë më shumë se paraardhësi.
“Sot, puna më e madhe që Facebook bën është zhvillimi mbi platformat e tjera. Unë mendoj se ka shumë kuptim investimi për t’i dhënë formë platformës së të ardhmes, kombinimit midis VR dhe AR, për t’u siguruar se këto zhvillime do të sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit.” u shpreh CEO i Facebook, Mark Zuckenberg.