Të gjithë personat që kanë fluturuar në klasin ekonomik e dinë se komforti dhe mundësia për të bërë një gjumë të qetë vjen zakonisht vetëm në klasin premium. Megjithatë një kompani ajrore pritet ta ndryshojë këtë gjë.
Air New Zeland lajmëroi ditën e martë se ka në plan të pajisjë 8 avionë Boeing 787 Dreamliner me kreavate marinarë dhe kolltukë duke filluar nga viti 2024. Kjo kompani pretendon se është e para në llojin e saj që do të bëjë një përmirësim të tillë, duke i ofruar pasagjerëve që paguajnë më pak për biletat një mundësi për t’u qetësuar.
Në këtë mënyrë të gjithë personat që kryejnë udhëtime të gjata, për më tepër se 16 orë, do të kenë mundësinë të qetësohen ne krevatet marinar.
Në shtator, Air New Zeland do të nisë fluturimet non stop midis Auckland dhe New York, të cilat zgjasin më tepër se 17 orë. Nga viti 2025, Qantas planifikon të lançojë një udhëtim non stop nga Sydney në Neë York ose London, dhe këto udhëtime do të zgjasin më tepër se 20 orë.
“Vendndodhja e Zelandës së Re na vendos në një pozicion unik për të ofruar fluturime shumë të gjata.” tha CEO i Air New Zeland, Greg Foran. ”Do të jetë një ndryshim i madh në eksperiencën e udhëtimit në klasin ekonomik.” shtoi ai.