AMD ka lajmëruar lançimin e qarqeve të reja përfshi këtu çipin A520, duke ofruar një zgjidhje të gjithë atyre që ndërsa janë duke ndërtuar PC e tyre, shqetësohen edhe për anën ekonomike.
Motherboardet A520 qëndrojnë në folenë AM4 dhe modelet do të jenë të disponueshme nga prodhuesit e zakonshëm kudo në glob.
Këto borde mbështesin çipet aktuale Ryzen 3000 për desktop, përfshirë këtu edhe modelet XT.
Të kombinueshme me gjeneratën 4 Ryzen (Zen 3) të cilët do të dalin pak më vonë në 2020. Pra ekziston mundësia për upgrade edhe më vonë.
Motherboardet A520 duhet të jenë të disponueshëm mes prodhuesve si MSI, ASRock dhe Asus me çmime duke nisur nga $100.
Lëvizje mjaft miqësore për këdo që do të ndërtojë setup-in e tij por kufizohet nga buxheti.