Nëse mendove se ky vit kishte mjaftueshëm lajme të këqija, mbaje veten sepse një asteroid po vjen.
Nuk do të na godasë tani por në 2068, të paktë kështu thonë astronomët e Universitetit të Hawait. Asteroidi Apofis, quajtur kështu pas perëndisë së kaosit, pikërisht këtë mund të sjellë për planetin tonë,me një diametër prej 304m, përplasja e tij do të ishte e barazvlefshme me 880 milion ton eksploziv TNT. Dëmet do të ishin kolosale.
Apofis u zbulua fillimisht në 2004 nga observatori i Arizonës, në atë kohë nuk parashikohej rrezik, përplasja shihej si e pamundur. Por pasi është mbajtur nën mbikqyrje për gjithë këto vite me radhë tashmë është vëzhguar se efekti i gravitetit që dielli ushtron mbi të ka ndryshuar.
Në vitin 2029 ai do të kalojë 31 855km pranë planetit Tokë. Sipas llogaritjeve në 12 prill 2068 ai mund ta prekë planetin tonë.
Nasa i ka dhënë tani vendin e tretë në listën e rreziqeve më të mëdha.
Ata deklarojnë se ka ende nevojë për vëzhgime për të qenë të sigurt nëse përplasja do të ndodhë apo jo në 2068, si edhe cilat hapa do të ndërmerren.
A ka më 2020? A ka më?
Burimi: https://skyandtelescope.org/astronomy-news/apophis-impact-small-chance-2068/