Përplasja e qëllimshme, e cila ndodhi të hënën, ishte testi i parë në botë i një strategjie të mbrojtjes planetare që përfshin shtytjen e një asteroidi për të ndryshuar përgjithmonë trajektoren e tij.
Dimorphos ndodhet rreth 6.8 milionë milje nga Toka dhe nuk përbën asnjë kërcënim për planetin.
Disa minuta pas spektaklit kozmik, LICIACube fluturoi brenda 35 milje nga Dimorphos, duke shkrepur foto të rezultatit. Fotot e para u kthyen në Tokë në orën 4:23 të mëngjesit me kohën lokale në Itali, sipas Agjencisë Italiane të Hapësirës.
NASA konfirmoi të hënën se misioni DART ishte një sukses, por mund të duhen deri në disa javë për të monitoruar ndryshimet në trajektoren e asteroidit.