75 vite më parë, një zhurmë e madhe u dëgjua për herë të parë mbi shkretëtirën e Kalifornisë.
Një grup i vogël studiuesish nga National Advisory Committee for Aeronautics (NACA) – organizata paraardhëse e NASA – ishin të parët që dëgjuan zhurmën e prodhuar nga Bell X-1 që kaloi barrierën e shpejtësisë së zërit.
Ishte data 14 tetor 1947 kur për herë të parë u thye barriera e zërit, një mur imagjinar në qiell që besohej se ishte e pamundur për t’u depërtuar. Tashmë, inovatorët në misionin Quesst të NASA po përgatiten për ta thyer sërisht këtë barrierë, por ndryshe nga normalisht, fluturimi me një shpejtësi më e madhe se ajo e zërit nuk do të krijojë boom-in sonik karakteristik.
Në këtë mënyrë në të ardhmen mund të bëhet e mundur për të gjithë ne që të fluturojmë me shpejtësi të tilla. “Fluturimi i parë supersonik ishte me të vërtetë një arritje e madhe dhe ne duhet të shikojmë se sa larg kemi arritur që nga ajo periudhë. Ajo që ne po përpiqemi të arrijmë është kulminimi i kaq shumë punëve të ndryshme.” tha Catherine Bahm, inxhiniere aeronautike në NASA.
Përmes Quesst, NASA planifikon të demonstrojë se X-59 mund të fluturojë më shpejt se zëri pa gjeneruar zhurmën karakteristike të fuqishme që detyroi dënimin e fluturimit të këtyre avionëve në 1973.
Gjithçka që duhej bërë për të qetësuar këtë zhurmë ishte modifikimi i formës së avionit. Fluturimi i parë i X-59 pritet të kryhet në fillim të vitit 2023.