Galaxy Watch 6 ka ardhur në treg me një bateri mjaft të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme përgjatë ditës. Megjithatë, në rastet kur ju keni nevojë për më shumë bateri, ekziston gjithmonë një shërbim që ju ndihmon në situata ekstreme.
Aktivizimi i modalitetit “Watch Only”
Kur aktivizohet, shërbimi në thelb çaktivizon çdo veçori të Galaxy Watch tuaj, përveç funksionit të ekranit dhe prekjes së butonit kryesor. Në fakt, ora juaj inteligjente shndërrohet në thjesht një orë. AOD është çaktivizuar, kështu që ndezja e smartwatch kryhet përmes një prekje të butonit “home”.
Mund të tingëllojë kundërintuitive, por kjo mënyrë dixhitale e orës bën mrekulli për baterinë, duke i dhënë asaj shumë ditë jetëgjatësi ekstra.
Për të aktivizuar këtë shërbim veproni si më poshtë:
- Rrëshqisni poshtë nga home screen
- Hapni aplikacionin Settings
- Gjeni Battery and Device Care
- Klikoni në Battery Card
- Shtypni në Watch Only dhe aktivizojeni shërbimin
Për të çaktivizuar këtë modalitet, kur ora juaj smart funksionon thjesht si një orë, mjafton të mbani shtypur butonin e jashtëm.