Dita e paralajmëruar nga Interpoli erdhi, krimi po përpiqet të përfitojë nga dalja e vaksinës në të gjitha mënyrat.
E ke parasysh Dark Web? Ai krah i errët i internetit i cili kërkon programe të veçanta për t’u aksesuar, i cili tregton drogë, armë dhe të tjera të mira të jashtligjshme. Epo duket se në vitrina po shfaqen edhe vaksina për Covid19 të cilat ofrohen në sasi të ndryshme nga shitës të ndryshëm dhe pranojnë vetëm pagesa në Bitcoin.
Sipas Check Point, firma e sigurisë kibernetike, numri i reklamave për vaksina është rritur ndjeshëm nga 8 të tilla në 34 faqe të ndryshme në 340 në po të njëjtën sasi sitesh. Por ky treg nuk është i sigurt si për vërtetësinë e medikamentit por edhe për garancinë e shitësit. Check Point ka bërë disa porosi në shitës të ndryshëm si nga ata që ofronin një dozë të një vaksine të bërë në Kinë për $760 bitcoins po edhe nga të tjerë që ofronin 14 doza për $300. Dhe ndërsa pret që t’i vijë porosia të dyja dyqanet janë zhdukur e bashkë me to edhe paratë.
Kështuqë, po ndodhemi përpara një skeme të qartë mashtrimi. Duke shfrytëzuar situatën e momentit, dëshirën e shumë prej popullatës për të mos pritur nga qeveritë e veta, kriminelët janë sulur në veprim. Bitcoin tradicionalisht ka qenë një monedhë anonime, por kohët e fundit ka filluar të bëhet goxha e gjurmueshme, ndaj nuk është ide e mirë as të jesh në krahun e shitësit.