I prezantuar së pari në 2018, televizori OLED i rrotullueshëm nga LG nuk është më vetëm sensacion. Duke filluar nga sot nëse jeton në Korenë e Jugut dhe ke $87,000 për të shpenzuar, ky TV bëhet i yti.
LG Signature OLED R është i veçantë për faktin se ekrani i tij prej 65″ mund të rrotullohet në vete e të fshihet komplet brenda një kase alumini. Çka i lejon që të funksionojë me nivele të ndryshme hapjeje, si Line View me vetëm pjesën e sipërme të ekspozuar dhe Zero View për ta fshehur totalisht atë.
Sistemi i audios është i fuqishëm me bokse me kanale 4.2 dhe 100W output. Ai mund të lidhet edhe me Bluetooth dhe Zero shmang punimin e ekranit kur nuk ka nevojë. Line View funksionon në 5 mënyra: Muzikë, Orë, Kornizë, Gjendje dhe Paneli Shtëpi.
Nëse e blen këtë televizor LG ofron 3 vjet shërbim të zgjatur, çka përfshin dërgimin e teknikëve dy herë në vit për ta kontrolluar atë dhe për të garantuar se është në top formë.