Disa tek kyçi i dorës, disa anash veshit e disa poshtë mjekrës e pak të tjerë mbulojnë gojën, maska në 2020 është tashmë aksesor i pandashëm në ambientet e brendshme.
Dhe duket krejt e logjikshme qe edhe teknologjia të fusë duart në këtë treg kaq me interes. LG është kompania e parë gjigande që sjell alternativën e saj teksa lajmëron se në IFA Berlin do të prezantojë një maskë me filtra HEPA e cila mund të heqë 99.97% të grimcave në ajër deri në 0.3 micron.
Maska do të ketë një bateri 820mAh e cila do të fuqizojë dy helika së bashku me filtrat. Në punë të rëndë bateria do të zgjasë 2 orë në atë më të ulët deri në 8. Ventilatorët do t’i përshtaten gjithashtu shpejtësisë tënde të frymëmarrjes për ta bërë të ndjehet sa më të lirshme.
Bashkë me të do të vijë edhe kasa e karikimit e cila njëkohësisht edhe sterilizon maskën me rreze UV.
Çmimi apo data e lançimit ende nuk janë bërë publike.