Gjatë kohëve të fundit kemi parë shumë koncepte të ndryshme të superjahteve që publikohen, dhe shpikja më e re nga Lazzarini Design Studio nuk përbën një përjashtim.
Ky superjaht 74 metër i gjatë i njohur ndryshe si Plectrum, mund të ngrejë trupin e tij mbi spërfaqjen e ujit duke e bërë atë të duket sikur fluturon në shpejtësi të mëdha. Sipas ekipit në studion italiane, dizajni u inspirua nga varkat me vela që marrin pjesë në America’s Cup, një ndër kompeticionet më të vjetra ndërkombëtare të garimit të anijeve me vela.
Mirëpo në vend që superjahti të shtyhet nga forca e erës, ai përdor 3 motorë të fuqizuar nga hidrogjeni që bën të mundur arritjen e fuqisë 5,000 kuajfuqi. Dhe pse gjithçka është ende në fazën fillestare të konceptit, dizenjuesit besojnë se ajo do të ndërtohet brenda 2 viteve dhe do të ketë një kosto prej $87 milionë, gjithmonë në rast se do të ketë një blerës.
“Ne duam të kujtojmë se ndërtimi i anijeve në 1964 ishte shumë i zhvilluar, madje dhe për të krijuar anije të ngjashme.” tregojnë dizenjuesit në deklaratën e tyre. Sistemi me vela mund të rregullohej në varësi të nevojave të drejtuesve, mirëpo ky konfigurim i ndryshëm i superjahtit do të mundësojë udhëtimin në shpejtësi shumë më të mëdha.
Brenda superjahtit do të gjenden 4 kate, 6 kabina për miqtë, një suitë për pronarin e jahtit, pishina, si dhe një vend për uljen e helikopterit.
article by: Arnold Kajolli