Rrezatimi i audios duket si koncept fantashkence por ka kohë që aplikohet edhe pse në industri ekstremisht të izoluara. Ai përfshin dërgimin e audios nga burimi drejt veshëve të dëgjuesit, duke dhënë eksperiencën e privatësisë së kufjeve, pa i pasur ato në vesh.
Kompania Israelite Noveto është e para që kërkon ta bëjë teknologjinë komercialisht të aksesueshme. Prototipi po shfaqet tani për herë të parë dhe nuk është më i madh se sa një speaker i zakonshëm. Ai është i pajisur me sensorë për të kuptuar ku janë veshët e dëgjuesit, dhe dërgues të cilat dërgojnë audio ultrasonik në kanale përpara se të bëhen të dëgjueshëm.
Kështu askush, as në afërsi nuk do arrijë ta dëgjojë.
Ende asnjë informacion mbi çmime apo datë të saktë dalje, por kompania thotë se versionet e para do i shohim në dhjetor 2021.
Ata pretendojnë që ta sjellin teknologjinë në sisteme home theatre, video konferenca etj.