Dielli është ende një trup misterioz. Ne sot dijmë vetëm disa të dhëna të tij si temperatura në siperfaqe prej 6000 gradë celcius dhe ndikimin e tij në jetën në Tokë, por ende nuk dijmë se si krijohet kjo energji dhe çfarë e bën atë të jetë aktiv prej miliona vitesh.
Për të mësuar më shumë rreth funksionimit të Diellit Fondacioni Kombëtar Shkencor në Sh.B.A ka prezantuar një teleskop të ri të vendosur në Maui, Hawaii. Pas 10 vitesh kërkime dhe 7 vitesh ndërtim, ky teleskop ka nisur punën kërkimore falë edhe pasqyrës 4 metra të lartë dhe sot ne njihemi me fotografinë e parë kaq të detajuar të “topit të zjarrit”.