January 29, 2022

Zelanda e Re konsideron lançimin e monedhës së saj dixhitale si një inovacion në mënyrën e pagesës

Zelanda e Re konsideron lançimin e monedhës së saj dixhitale si një inovacion në mënyrën e pagesës

Banka Qendrore e Zelandës së Re po përpiqet të lançojë një monedhë dixhitale, pasi ata besojnë se ky projekt do të ndihmojë në inovacionin e sistemit të pagesave në vend. Reserve Bank of New Zeland kërkoi mendimin e publikut në gazetat që fokusoheshin në të ardhmen e parave, ku përfshihej propozimi i përdorimit të monedhave dixhitale ndërkohë që përdorimi i parave cash po bie.

Një monedhë dixhitale nga Banka Qendrore do të sjellë benefitet e parave cash në botën dixhitale, ndërkohë që do të funksionojë si një opsion mes cash dhe parave private të ruajtura në adresat bankare” tha Christian Hawkesby në një deklaratë.

Përdorimi i parave cash ra në 19%, në krahasim me 30% nga viti 2007. Tashmë njerëzit kanë filluar të përdorin aplikacionet e smartphone-it dhe portofolët dixhitalë për të kryer pagesa.

“Rënia e bërjes së pagesave me para cash dhe inovacionet e reja në botën dixhitale po bëjnë bankën qendrore të konsiderojë lançimin e një monedhe dixhitale” thuhet në RBNZ. Një stablecoin është një kriptomonedhë e dizenjuar që të jetë e lidhur me bankën qendrore dhe do të mbështetet nga asetet tradicionale si bonde shtetërore me afat të shkurtër.

Një sondazh nga Bank for International Settlements ka zbuluar se shumica e bankave qendrore në botë po studiojnë benefitet dhe disavantazhet e monedhave dixhitale.

Tuesday, 05 October 2021 08:57

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019