June 25, 2022

Apple lajmëron një tjetër event lançimi në 10 nëntor

Apple lajmëron një tjetër event lançimi në 10 nëntor

Apple ka lajmëruar eventin "One More Thing" (edhe diçka tjetër) për datën 10 nëntor, ku duket se do të konkludojë vitin me prezantimin e Mac-ëve të rinj me proçesorët e vetë kompanisë bazuar në ARM. 

Kompania deklaroi planet e veta për të ndaluar së përdoruri proçesorët e Intel që në WWDC në qershor. Në vend të tyre do të prodhojë Apple Silicon CPU, ata do të sjellin konsum më të mirë të energjisë e shumë të tjera.

Për momentin përflitet vetëm për një MacBook, por ambicia e kompanisë është të sjellë një linjë të tërë produktesh nga laptopët deri tek desktopët. 

Bashkë me Mac-ët e rinj pritet edhe lançimi i macOS 11 Big Sur

Shenjo kalendarin!

Tuesday, 03 November 2020 14:18 Last modified on Tuesday, 03 November 2020 14:22

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019