Apple ka publikuar gjatë ditëve të fundit një update të ri për të rregulluar problemet e sigurisë në pajisjet si iPhone, iPad dhe ato Mac, të cilat mund të jenë shfrytëzuar nga hakerë të ndryshëm. Kompania tha se software-i i ri sjell përmirësime të rëndësishme në sigurinë e pajisjeve dhe rekomandohet të instalohet sa më shpejt në to.
Kjo e metë në sigurinë e pajisjeve Apple mund të lejonte hakerat të merrnin kontrollin e plotë të pajisjeve të prekura, siç tregohet nga ekspertët e industrisë. Update-i i software-it do të mund të shkarkohet në të gjitha pajisjet nga iPhone 6S dhe më të reja, iPad Pro, iPad Air 2 dhe më të reja si dhe nga gjenerata e 5-të e iPad dhe më të reja.
Nëse ju keni një iPad mini 4 apo një iPod Touch të gjenereatës së 7-të atëherë dhe ju do të përfitoni nga ky update.
Apple tregon se hakerat përdorën këtë të metë sigurie për të infiltruar WebKit, motorin që fuqizon Safari, browser-in që Apple përdor. Kompania e teknologjisë tha se kjo e metë mund të përdorej nga hakerat për të aksesuar përmbajtje keqdashëse në ëeb.
Është tepër e rëndësishme që ju të rifreskoni pajisjet tuaja në versionin më të ri të software-it për të ruajtur sigurinë e të dhënave personale. Madje bëni mirë të aktivizoni automatic updates.