Faqja kryesore e Google njihet historikisht për ofrimin e një ndërfaqjeje të pastër minimale që ofron vetëm fushën e kërkimit. Tashmë Google Search ka nisur testimin e një rreshti të ri në pjesën e poshtme me widgets që ofrojnë një eksperiencë të ngjashme me Discover.
Në cepin e djathtë poshtë të faqjes gjendet një buton “Hide Content” për të zvogëluar këtë hapësirë. Google tregon se informacionet e gjeneruara në këto karta vijnë “bazuar në aktivitetin tuaj të kaluar”. Kur dritarja hapet plotësisht, ju do të vëreni praninë e 6 kartave:
- Moti
- Trending
- What to watch
- Tregjet/Aksionet
- Eventet lokale
- Lajme mbi COVID-19
Nëse ju klikoni mbi to, do t’ju shfaqen rezultatet në web. Zakonisht numri i kartave që shfaqen është në varësi të madhësisë së ekranit. Ky ndryshim është vënë re vetëm në disa adresa të loguara në Google, gjë që tregon se shërbimi është ende në fazë testuese.
I gjithë ky ndryshim ofron një eksperiencë mjaft të ngjashme me Google Discover. Në 2018, kompania ishte tepër e vendosur që Discover të vinte vetëm në aplikacionin për mobile, dhe jo për desktop. Megjithatë duket se tani ka ndërruar mendje.