Rreziku nga konkurenca apo frika e humbjes së një klienti të fuqishëm mund të kenë shtyrë Google të kërkojë zyrtarisht një takim dypalësh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit me Huawei në produktet e saj të ardhshme.
Kujtojmë se prej pak kohësh, asnjë kompani amerikane nuk është e lejuar të punojë me Huawei pasi qeveria amerikane e sheh këtë të fundit si rrezik për sigurinë e të dhënave online të shtetasve amerikanë.
Nga ana tjetër, Huawei duket se nuk po trembet nga vendimi dhe pasojat që ai mund të sjellë. Pas largimit të shërbimeve kryesore të Google, tani Huawei ka prezantuar sistemin e ri mbi të cilin do të bazohet në përdorimin e produkteve të reja. Kompania kineze ka nisur gjithashtu edhe punën për zhvillimin e aplikacioneve për sistemin e saj.
Ndoshta të frikësuar pas kësaj “mos kokëçarje” të Huawei i cili mund të pasohet nga të tjera kompani kineze si Oppo, Xiaomi, Vivo etj, Google po kërkon heqjen e kufizimit qoftë edhe pjesërisht.
Lajmi është bëre i ditur këtë të shtunë nga gazeta gjermane Finanzen dhe nga ajo spanjolle Marketing Directo. Sipas të dyja gazetave, Shtëpia e Bardhë nuk ka ende një përgjigje zyrtare.