Duhet kurajo dhe një skuadër me ide për të sjellë në treg një produkt me design të ri dhe në të njëjtën kohë cilësor. Unpacked 2020 ishte i veçantë edhe për Galaxy Buds Live forma e të cilave na bëri t’i krahasojmë me kokrrat e fasules.
Mirëpo puna deri në produktin final duket se është tepër e gjatë. Gjashtë design-erat e Buds Live kanë thënë se punuan mbi 320 skica kufjesh për të arritur në rezultatin final të një forme dhe vendosje në vesh tepër komode, sidomos për përdoruesit që i përdorin për orë të tëra.
Për avantazhet e këtij design-i foli një prej krijuesve, Tommy Choi: “Për dallim nga Buds+, Buds Live vendosen jashtë kanalit të veshit të përdoruesit, duke lehtësuar qarkullimin e ajrit dhe duke siguruar përdorueshmëri më të rehatshme. Ne finalizuam modelin aktual për të kënaqur një gamë të gjerë të përdoruesve dhe për të dalluar kufjet tona nga produktet e tjera me faktorin e tyre unik të formës.”
Një tjetër e veçantë e Buds Live është pesha e tyre tepër e lehtë, kutia e vogël dhe ngjyrat mistike të cilat shoqëruan të gjitha produktet e Unpacked 2020, pa harruar cilësinë fantastike të audios dhe jetëgjatësinë e baterisë.