Në vitin 2022 pritet që Facebook të lançojë një smartwatch i cili do të jetë I fokusuar në aplikacionet e menaxhuara nga vetë kompania si Instagram, Messenger dhe Whatsapp. Në këtë mënyrë aksesimi dhe ndërveprimi mes tyre do të jetë më i lehtë. Këto aplikacione do të integrohen me aplikacione të tjera dhe kompani të fitness-it si Peloton.
Ky smartwatch do të ketë lidhje celulare të përfshirë dhe në këtë mënyrë mund të veprojë e pavarur nga smartphone-i i lidhur me të. Bëhet fjalë se do të operojë me sistemin operativ Android, por Facebook mund të ndërtojnë një sistemoperativ të vetën.
Gjiganti i rrjeteve sociale ka kërkuar kohëve te fundit të konsolidohet mes aplikacioneve, më së fundi me planin për të bashkuar pjesën e mesazheve të këtyre aplikacioneve.
Megjithatë, reputacioni i kompanisë për mungesën e privatësisë mund të vështirësojë shitjet e smartwatch-it.