Kim Woo-Pyeong, i cili ka punuar për Apple që nga vitit 2014 pas një eksperience disa vjeçare në Texas Instruments dhe Qulacomm, ka vendosur të largohet nga kompania dhe t’i bashkohet Samsung. Ky raportim tregon se Kim Woo-Pyeong ka punuar tek Apple si një ekspert i proçesorëve gjysëmkonduktor.
Apple përdor një gamë të gjërë proçesorësh në pajisjet e saj, që nga teknologjia e proçesorëve ultraëideband e deri tek proçesorët që fuqizojnë të gjitha pajisjet dhe modemët 5G që po ndërtohen ndërkohë.
Në Samsung, Kim do të jetë drejtues i qendrës së re të zgjidhjeve të paketimit. Përgjatë viteve të fundit, Samsung është përfshirë gjithnjë e më shumë në hapësirën e proçesorëve gjysëmkonduktorë dhe pse është hasur me rivalë të fortë si TMSC dhe Apple. Gjatë muajit të kaluar kompania lajmëroi se ka nisur prodhimin e proçesorëve 3nm duke përdorur një arkitetkurë të re për tranzistorët.
Gara mes Apple dhe Samsung mbetet e egër, pasi të dyja kompanitë po vazhdojnë të luftojnë për të gjetur klientë si prodhuesit e smartphone-ve, smartëatches apo aksesorëve si AirPods apo Galaxy Buds.
Business Korea e shikon këtë lëvizje disi të pazakontë, duke ditur marrëdhëniet bashkëpunuese midis dy kompanive. Samsung aktualisht është një ndër furnizuesit më të mëdhenj të ekraneve OLED për iPhone.