Operatori britanik i satelitëve OneWeb ka patur një marrëdhënie të mirë me SpaceX gjatë kohëve të fundit, duke arritur një marrëveshje me kompaninë e drejtuar nga Elon Musk për të dërguar një grumbull satelitësh në hapësirë pasi Rusa u largua nga kjo marrëveshje.
Tashmë OneWeb ka pranuar të bashkohet me rivalin evropian Eutelsat në mënyrë që të kenë një shanc të rivalizojnë dominimin e shërbimit të ofruar nga SpaceX, Starlink. Përmes një deklarate për shtyp u bë e ditur se Eutelsat do të lëshojë 230 milion aksione he do t’i shkëmbejë ato me të gjitha aksionet e mbetura të OneWeb.
Kjo gjë nënkupton se aksionerët e OneWeb dhe Eutelsat do të zotërojnë 50% të kompanisë së bashkuar, dhe vlera e kompanisë do të jetë $3.4 miliardë. Kompanitë besojnë se bashkimi i tyre do të sjellë fitime prej afërisht $1.22 miliardë përgjatë vitit fiskal 2022-2023.
Në deklaratën për shtyp, anëtari i bordit të Eutelsat, Dominique D’Hinnin tha se kjo marrëveshje do të lejojë që kompanitë të kapin mundësinë e rritur të ndërlidhjes. “Ky kombinim do të përshpejtojë reklamimin e flotës së OneWeb, ndërkohë që shton rritjen e profilit të Eutelsat” shtoi ai.
OneWeb ka si qëllim të lëshojë 648 satelitë në orbitën e ulët të cilat do të mundësojnë internet me shpejtësi të lartë në zonat me mbulim të pakët interneti.