DJI prodhon shumë dronë të cilët vijnë plot me shërbime, të thjeshtë për t’u përdorur dhe kanë një çmim të përshtatshëm për klientët e thjeshtë. Mirëpo droni i prezantuar gjatë ditëve të fundit nuk është i tillë.
DJI Inspire 3 është një dron për profesionistët, pasi mund të regjistrojë video të nivelit komercial në rezolucionin 8K, është i pajisur me plot aksesorë dhe kushton $16,499. Ky dron është 20% më aerodinamik se pajisja paraardhëse dhe mund të përdoret për 28 minuta, ndërkohë që DJI Inspire 2 qëndronte në ajër 25 minuta.
Hardware-i më i ri për kontrollimin e dronit, RC Plus vjen me mbështetje për modalitetin dual-control, ku një person kontrollon vetëm kameran kinematike, ndërkohë që pilotët e tjerë të dronit përdorin kameran first-person vieë. Teknologjia e transmetimit të videos O3 Pro bën të mundur streaming në cilësinë 1080p 60fps ndërkohë që droni ndodhet deri në 15km larg, ose 4K 30fps në një largësi deri në 5km.
Përmirësimi kryesor i dronit është kamera kinematike, e njohur si Zenmuse X9-8K Air, e cila përdor një sistem mbajtës shumë të lehtë. Sistemi i proçesimit të imazhit CineCore 3.0 përmirëson cilësinë e videove, si dhe mbështet regjistrimin e 8K CinemaDNG 25fps.
Për herë të parë në një dron DJI, është bërë i mundur regjistrimi në formatin Apple ProRes RAW, 8K në 75fps. X9-8K mundet gjithashtu të regjistrojë në 4K 120fps në ProRes RAW pa patur nevojën për të zmadhuar videon.