Shqetësimet sa vijnë e shtohen për një virus të rrezikshëm i cili është përhapur në provincën Wuhan të Kines i cili deri tani shënon 4470 të infektuar dhe 107 jetë njerëzish të humbura.
Gjatë kësaj kohe është shumë e thjeshtë të biem pre e informacioneve jo të sakta që qarkullojnë në rrjete sociale dhe që shpesh herë zmadhojnë problemin për të marrë më shumë klikime.
Me qëllimin e informimit të saktë të publikut, Qendra për Sistemet e Shkencës dhe Inxhinierisë në Sh.B.A ka krijuar një hartë online e cila, në kohë reale, njofton për përhapjen e Coronavirus. Ky sistem merr të dhëna të sakta nga Organizata Botërore e Shëndetit si dhe qendra shëndetësore në Kinë, Sh.B.A dhe Europe.
Ju mund ta shihni këtë hartë duke klikuar këtu
Kini kujdes të mos alarmoni të tjerët dhe të mos përhapni panik pasi situata cilësohet nën kontroll dhe OBSH nuk e ka klasifikuar ende si një epidemi botërore.