Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Një startup gjerman po shndërron buburrecat në “spiunë robotik
    18 Dhjetor, 2025
    Disa njerëz po paguajnë për “të droguar” chatbot-ët e tyre
    18 Dhjetor, 2025
    Amazon do të investojë në OpenAI më tepër se $10 miliardë
    18 Dhjetor, 2025
    Hakerët vjedhin të dhënat e aktivitetit dhe kërkimit të përdoruesve të Pornhub
    17 Dhjetor, 2025
    Këto do të jenë 5 përmirësimet e reja që do të vijnë në AirTag 2
    17 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
    Një bug në iOS 26 vendos një filtër të kuq mbi fotot e shkrepura nga një Android
    17 Dhjetor, 2025
    Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
    15 Dhjetor, 2025
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Shkencëtarët tregojnë se sa kilogramë mund të shtoni gjatë festave të fundvitit
    18 Dhjetor, 2025
    Krijohet anija më e madhe në botë tërësisht elektrike me bateri që peshon 275 ton
    18 Dhjetor, 2025
    Kanadaja dhe Shqipëria hapin qiejt: Një marrëveshje historike për transportin ajror
    18 Dhjetor, 2025
    Nga Champions League te Big Brother VIP, DigitAlb e kthen dhjetorin në superfestë
    16 Dhjetor, 2025
    Studiuesit tregojnë se nëse keni një problem që nuk po e zgjidhni dot, gjumi mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje
    16 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Çfarë duhet të dini rreth Euro CBDC-së dhe pse po organizohen protesta kundër saj?
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Çfarë duhet të dini rreth Euro CBDC-së dhe pse po organizohen protesta kundër saj?
Tech

Çfarë duhet të dini rreth Euro CBDC-së dhe pse po organizohen protesta kundër saj?

Last updated: 30 Nëntor, 2022 6:47 pm
Ndaj
5 Min lexim

Ardhja e aseteve dixhitale si Bitcoin në 2008 dhe teknologjia e librit të shpërndarë (DLT) ka nxitur bankat qendrore në mbarë botën të konsiderojnë dixhitalizimin e sistemit monetar dhe prezantimin e monedhave dixhitale të bankës qendrore (CBDC).

 

Çfarë është euro dixhitale (CBDC)?
Një euro dixhitale është një projekt i bazuar në Blockchain që do të siguronte që qytetarët në Evropë të kenë akses të lirë në një mjet pagese të thjeshtë, të pranuar përgjithësisht, të sigurt dhe të besuar në këtë epokë dixhitale. Monedha dixhitale e bankës qendrore është e krijuar për të qenë të ndryshme nga kriptomonedhat. Në vend që të jetë thjesht një përfaqësim dixhital i parave, një CBDC krijohet si një version plotësisht dixhital i parasë fiat të një vendi. Ai lëshohet ekskluzivisht nga banka qendrore dhe shërben si kurs ligjor.

 

Qeveritë kanë shpallur projektet e tyre rreth CBDC-ve sepse ato mund të ofrojnë disa avantazhe mbi infrastrukturën aktuale financiare, sic janë:
· Programueshmëria dhe automatizimi i parave
· Pagesa të menjëhershme, duke përfshirë për transaksionet ndërkufitare
· Gjurmueshmëri e lartë për zbatimin më të mirë të AML (Anti-money loundering)
· Rezistenca ndaj manipulimit

CBDC-të u frymëzuan nga zhvillimi dhe rritja e adoptimit të kriptomonedhave. Sidoqoftë, CBDC-të dhe kriptomonedhat janë dy asete dixhitale thelbësisht të ndryshme.

 cbdc_geek_room_albania.jpeg

Pse euro CBDC ka sjell protesta dhe cili është shqetësimi kryesor rreth tij?
Kriptomonedhat si Bitcoin janë të decentralizuara dhe autonome. Me fjalë të tjera, Bitcoin nuk qeveriset nga një seli qendrore, por funksionon në mënyrë autonome përmes kodit të ekzekutuar njëkohësisht nga një rrjet kompjuterash të shpërndarë gjeografikisht, ndryshe nga CBDC-ja e cila qeveriset nga banka qendrore. Për më tepër, Bitcoin ka një sasi të limituar në 21 milionë monedha, ndërsa oferta e CBDC-së, mund të rritet pafundësisht e cila tregon se Bitcoin-i dhe kriptomonedhat mbeten asete deflacioniste kundrejt CBDC-së. Euro dixhitale do të imitonte qëllimet bazë të parave fiat duke shërbyer si një mjet pagese e duke mos ofruar karakteristikat bazë të investimit.
Forma të tilla janë të papajtueshme me vizionin dhe parimet e mbështetësve të kriptomonedhave, të cilët mbrojnë një sistem monetar të hapur që nuk bazohet në besimin tek palët e treta si bankat, bankat qendrore ose qeveritë.

 

Zhvillimi dhe lançimi i CBDC-së shoqërohet nga shumë teste, vlerësime, pengesa dhe defekte. Megjithatë, ky proces duket se nuk është pritur mirë nga qytetarët holandezë, pasi ata kishin protestuar kundër testimit të euro CBDC në Holandë. Protesta ishte paqësore ku investitorë dhe subjekte mbështetës të kriptomonedhave erdhën me pankarta të ndryshme.
Disa nga to lexonin: “Blini BTC”, “CBDC, një burg dixhital”.
Edhe pse miratimi i euro CBDC si një alternativë për transaksionet monetare ka qenë në rritje. Qytetarët holandezë duken të painteresuar, duke kërkuar përdorimin e plotë të Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera kundrejt euro CBDC-së.

 

Cili do të jetë ndikimi afatgjatë i Euro CBDC-së në industrinë e kriptomonedhave?
Ekziston një mundësi e madhe që CBDC-të do të zbatohen nga shtetet në mbarë botën në një të ardhme jo shumë të largët, pasi kjo do të siguronte një përmirësim të rëndësishëm mbi paratë aktuale fiat duke ruajtur të gjitha pikat e forta të saj themelore. Edhe pse ekziston një ndryshim thelbësor midis kriptomonedhave dhe CBDC-ve për sa i përket inflacionit dhe korrelacionit me tregjet financiare, zbatimi i CBDC-ve mund të ulë barrierën e adoptimit të kriptomonedhave për një person mesatar duke popullarizuar idenë e parave dixhitale dhe teknologjisë përkatëse si portofolet dixhitale.

 

Në fund të fundit, të gjitha efektet afatgjata të zbatimit të CBDC-ve mbeten për t’u parë. Tani për tani, investitorët dhe entuziastët e kriptomonedhave mund të mirëpresin CBDC-të si një shenjë e cila tregon se adoptimi edhe më i gjerë i teknologjisë Blockchain dhe kriptomonedhave është i pashmangshëm.

 

4_5.png

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Këto aplikacione janë fituesit e çmimeve të App Store Awards për 2022
Tjetra Ja se si të siguroni WhatsApp-in tuaj në një periudhë ku numri i mashtruesve po rritet vazhdimisht

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
Mobile
18 Dhjetor, 2025
Një startup gjerman po shndërron buburrecat në “spiunë robotik
Tech
18 Dhjetor, 2025
Disa njerëz po paguajnë për “të droguar” chatbot-ët e tyre
Tech
18 Dhjetor, 2025
Amazon do të investojë në OpenAI më tepër se $10 miliardë
Tech
18 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Sipas kësaj patente tastierat e MacBook do të pësojnë një ndryshim radikal

30 Qershor, 2020
Tech

Viti 2020 mbyll periudhën 5 vjeçare më të nxehtë në histori

12 Shtator, 2020
Tech

GeForce RTX5090 thyen fjalëkalimet dy herë më shpejt se RTX 4090

12 Maj, 2025
Tech

Produkti i shumëpritur i Lenovo shfaqet në rrugë jo-zyrtare para prezantimit në CES 2025

23 Dhjetor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?