Pas suksesit të madh të arritur nga SpaceX në misionet private kompania e Jeff Bezos, Blue Origin, mund të ketë një moment të madh në historinë e saj. Kjo kompani po planifikon të ulë në anën e largët të Hënës një radio teleskop futuristik deri në vitin 2030, bëhet e ditur nga raportimi i Forbes.
Teleskopi do të quhet Farside Array for Radio Science Investigation of the Dark Ages and Exoplanets, ose shkurt FARSIDE. Ai do të përbëhet nga një grup teleskopësh me frekuencë të ulët që astronomët mendojnë ta vendosin në anën e largët të Hënës, pasi kjo pjesë ka më pak valë radio në sistemin e brendshëm diellor.
Astronomët si Jack Burns, profesor i astrofizikës në University of Boulder dëshiron që të vendosë një radio teleskop në këtë pikë për të rishikuar të kaluarën dhe për të mbikëqyrur universin disa miliona vite pas Big Bang-ut.
I gjithë seti do të përbëhet nga 128 palë antena dipole në një diametër prej 10 km në sipërfaqjen e Hënës. Meqë universi po zgjerohet dita-ditës, gjatësia e valëve të radios po zgjerohen, duke ulur kështu frekuencën e tyre.
Duke përdorur marrësit me rang frekuence 10 – 40 MHz, astronomët do të jenë në gjendje të shikojnë pas në kohë kozmosin kur ai ishte 15 – 80 milionë vjeç. Gjatë kësaj kohe nuk ka patur yje, dhe elektronet dhe protonet po kombinoheshin për të formuar atome neutrale hidrogjeni. Në këtë mënyrë studiuesit do të mësojnë më tepër rreth origjinës tonë.