A jeni gati për një udhëtim të shpejtë drejt një ndër eventeve më të mëdha të teknologjisë, MWC 2025? Gjithçka që duhet të bëni është të na ndiqni në rrjetet sociale, pasi gjatë datave 3-5 mars Geek Room do të jetë në Barcelonë për të sjellë pranë ndjekësve inovacionet më të fundit nga Mobile World Congress.
MWC Barcelona ka qenë prej kohësh vendi ku industria celulare mblidhet për të prezantuar risitë e vitit. Nga smartphone-t më të fundit, tek përdorimi i teknologjive të së ardhmes, MWC kthehet në një fushë-betejë ku vëmendja e shtypit kërkohet në çdo moment. Produkte të reja, folës ndërkombëtarë, pavione të cilat duan orë të tëra të eksplorohen dhe shumë novacion na pret ta ndjekim nga afër dhe ta sjellim për ju në kohë reale, sic kemi bërë tashmë për 5 vite me rradhë.

Së bashku do të eksplorojmë live hapësirat e kompanive më në zë, do të testojmë produktet dhe do të sjellim për ju materiale ekskluzive në Instagram.
Në këtë artikull mund të mësoni më tepër rreth produkteve që pritet të prezantohen gjatë këtij eventi nga kompani si Samsung, Xiaomi, TCL, Honor, Lenovo apo Nothing.
Mos harroni të na diqni në rrjetet sociale për të marrë informacione drejtpërdrejt nga Barcelona!