Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
    13 Dhjetor, 2025
    Droni i ri i DJI mund të transportojë pesha deri në 100 kg si dhe të ngjisë male 6,000 të lartë
    13 Dhjetor, 2025
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
    13 Dhjetor, 2025
    Disney do të lejojë përdorimin e karaktereve të saj nga Sora pas investimit prej $1 miliard në OpenAI
    13 Dhjetor, 2025
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Bëhuni gati për edicionin e 11-të Albanian ICT Awards
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Bëhuni gati për edicionin e 11-të Albanian ICT Awards
Tech

Bëhuni gati për edicionin e 11-të Albanian ICT Awards

Last updated: 14 Mars, 2023 12:45 pm
Ndaj
5 Min lexim

Mbi 100 pjesëmarrës si nxënës, profesionistë, akademikë dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën mbrëmjen e 10 Mars për të nisur dekadën e dytë të garës mbarëkombëtare të inovacionit, teknologjisë dhe sipërmarrjes Albanian ICT Awards.

Organizuar nga ICTSmedia dhe Organizata ALBICT, mbi 300 evenimente, 2500 garues dhe 200 finalistë përgjatë 10 viteve Albanian ICT Awards ka shpërblyer pionerët Shqiptarë të teknologjisë dhe inovacionit të cilët kanë dhënë një kontribut të paçmuar në ngritjen bizneseve dhe sipërmarrjeve më të suksesshme por edhe ekosistemit në tërësi.

Tema e evenimentit të hapjes së edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards ishte imazhi dhe identiteti i dhjetërave novatorëve, yjeve në ngritje, sipërmarrësve, hakerëve etikë grave dhe vajzave në teknologji dhe akademikëve.

Picture7.jpg

Nën kryetarja e Bashkisë Tiranë zj. Keti Luarasi, përfaqësuesja e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon zj. Andriola Kambo, Zëvendës Përfaqësuesja e UNICEF Albania zj. Edina Kozma, bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala, anëtari i jurisë z. Igli Gjelishti, themeluesi i Shoqatës së Teknologjisë dhe Informacionit AITA z. Dritan Mezini, dhe përfaqësuesi i TDI pranë RIT Kosovo z. Enis Vehapi ju bashkuan këtij evenimenti.

“I nderuar me të nisim këtë edicion me prapavijën e fotografive të fituesve dhe anëtarëve të jurisë ndër vite,” u shpreh bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards z. Kushtrim Shala ndërsa vijoi fjalën e tij hapëse me përshkrimin e arritjeve përgjatë 10 viteve.

“ICT Awards vjen këtë edicion me një partneritet me Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon dhe ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për zhvillimin e mëtejshëm të TIK, inovacionit dhe sipërmarrjes në mbarë trevat Shqiptare dhe vëmendje të veçantë komunat e drejtuara nga kryebashkiakë Shqiptarë.”

Picture3.jpg

Forcimi i bashkëpunimit mes dy palëve synon zhvillimin e aftësive të të rinjve, evidentimin dhe zgjidhjen e sfidave sociale në komunitetet e tyre, zhvillimin ndërpersonal, rritjen e aftësisë së menduarit kritik rreth informacioneve që shfaqen në media dhe llojet e saj por mbi të gjitha aftësimin me njohuritë e shekullit 21.

Përfaqësuesja e Unionit zj. Andriola Kambo gjatë fjalës së saj të rastit u shpreh entuziaste për bashkëpunimin e cili shtrirjen e Albanian ICT Awards e çon në një nivel akoma më kardinal në aspektin e gjithëpërfshirjes së talenteve nga çdo trevë shqiptare.

“E lumtur që Tirana është pritëse e këtij evenimenti. Bashkia Tiranë është e gatshme të mbështesë të rinj fitues dhe të talentuar që aspirojnë të bëhen agjentë të ndryshimeve pozitive në shoqëri,” tha nën kryetarja e bashkisë Tiranë zj. Keti Luarasi.

Anëtarë juria prej 10 vitesh, z. Igli Gjelishti gjatë fjalës së tij të rastit vuri theksin tek rëndësia që ka vazhdimësia e Albanian ICT Awards por gjithashtu foli për disa prej proceseve të aplikimit dhe vlerësimit.

Zëvendës përfaqësuese e UNICEF në Shqipëri, zj. Edina Kozma foli për rëndësinë e mbështetjes së një evenimenti të tillë si Albanian ICT Awards i cili fuqizon të rinjtë. Evenimenti u përshëndet edhe nga i ftuari nga Kosova z. Enis Vehapi dhe kontribuuesi i ekosistemit ndër vite z. Dritan Mezini.

Picture8.jpg

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards do të jetë i hapur në 6 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 30 Prill 2023 ora 23:59. Nata e madhe e kurorëzimit dhe shpalljes së fituesve e cila përfaqëson verdiktin e jurisë së Albanian ICT Awards do mbahet më 26 Maj 2023.

Një skenë e madhe arritjesh e yjeve Shqiptare në teknologjisë, inovacion e sipërmarrje, Albanian ICT Awards është shndërruar jo vetëm një ngjarje unike, por edhe në një katalizator për ekosistemin duke promovuar, nxitur e inspiruar ide formësuese dhe transformuese nga shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe botë.

Paralelisht me hapjen e aplikimeve, Albanian ICT Awards nis takimet informuese rreth aplikimeve, kritereve të garës dhe mundësive ku çdo vit janë zhvilluar 15 të tilla në qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë komunave dhe bashkive shqipfolëse në rajon.

Picture10.jpg

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e çmuar të sponsorëve dhe partnerëve të kësaj gare ndër vite si:

  • Diamond: Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision
  • Platinium: Dev.al, Vodafone Albania dhe AlbsoftEngineering
  • Gold: Soft&Solutions, Baboon, Digit Sapience, Facilization, Vigan
  • Silver: EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia
  • Partnerë:  AUK, SEEU Tech Park, Komuna e Prishtinës, Bashkia Tiranë, RRSH dhe UNICEF Albania
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Robotët e fuqizuar nga AI arrijnë të eleminojnë barërat e këqija pa dëmtuar të mbjellat
Tjetra Instagram vendos të largojë nga platforma të gjitha shërbimet për NFT pas vetëm 9 muajsh

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
Apps
13 Dhjetor, 2025
BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
Cars
13 Dhjetor, 2025
Turistëve të huaj mund t’ju kërkohet historia 5 vjeçare e rrjeteve sociale para hyrjes në SHBA
Entertainment
13 Dhjetor, 2025
AI do të luajë një rol edhe më të madh në marrëdhëniet në çift në 2026
Tech
13 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Përplasje mes Elon Musk dhe Facebook

17 Maj, 2020
Tech

Ky sensor i ri arrin të regjistrojë lëvizjet shumë të vogla sa 1/100 e gjerësisë së flokut

1 Nëntor, 2023
Tech

Peshqit robotë mund të zgjidhin problemin e ndotjes së oqeaneve nga mikroplastika

23 Qershor, 2022
Tech

Komisionerja evropiane shpjegon për kritikët nga SHBA se ligji i BE për rrjetet sociale nuk përbën një censurim

11 Mars, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?