“Babai i internetit”, Vint Cerf, ka publikuar një mesazh për të gjithë ekzekutivët që po mundohen të nxitojnë në krijimin e sistemeve të reja të inteligjencës artificiale.
“Ekziston një problem etik këtu dhe shpresoj që shumica prej jush do ta konsiderojnë atë.” tha Cerf gjatë një konference në ditën e hënë. “Që të gjithë po flasin për ChatGPT ose version e Google dhe e dimë se gjërat ndonjëherë nuk funksionojnë ashtu siç ne duam,” shtoi ai duke iu referuar situatës alarmate që Google shpalli për zhvillimin e Bard AI, në mënyrë që të mos mbetej pas ChatGPT.
Paralajmërimet e Vint Cerf vijnë në një periudhë ku kompanitë e mëdha si Google, Microsoft apo Meta po mundohen të zhvillojnë teknologji të reja në hapësirën e inteligjencës artificiale, dhe pse kjo teknologji bën shumë gabime.
Aksioneri i Alphabet, John Hennessy tha më herët se sisteme të tilla janë ende larg të qënurit të dobishëm dhe se kanë shumë probleme me pasaktësinë dhe “toksicitetin” që duhet të adresohen para se produkti të jetë i aksesueshëm nga publiku.
“Nëse ju po mendoni ‘Unë mund t’ja shes këtë teknologji investitorëve sepse është një tematikë shumë e nxehtë dhe do të siguroj para të mjaftueshme’ mos e bëni!” shtoi Cerf.
Pak ditë më parë Steve Wozniak dhe Elon Musk nënshkruan një letër të hapur ku apelohet ndalimi i zhvillimit të sistemeve gjigande AI deri sa të studiohen efektet e kësaj teknologjie.