Apple ka deklaruar se World Wide Developer Conference do të mbahet online, kjo si pasojë e përhapjes në vazhdim të COVID-19.
Tradicionalisht WWDC ka pasur një hapje gala ku kompania prezanton të rejat softuerike në sistemin operativ pasardhës dhe aplikacione të tjera, dhe pjesa e mbetur e javës i dedikohet seminareve për developing për sistemet e reja.
Eventi do të zbvillohet në një datë të pacaktuar, diku nga qershori, dhe do të zhvillohet totalisht online, në përpjekje për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.
Në vitet e fundit konferenca është mbajtur në San Jose, anullimi i saj sigurisht që heq miliona përfitime për vetë qytetin ashtu si shumë konferenca të tjera rezultuan, pasi u anulluan, përmendim këtu MWC 2020, F8, GDC, E3 etj.
Sidoqoftë Apple ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë në shenjë mirnjohje. Lëvizje kjo e cila sidoqoftë kursen javë të tëra dhe para për rezervime e planifikime në rast se do të anullohej fare afër datës ashtu si ndodhi me të lart përmendurat.
Lëvizje e cila, nga ana tjetër ngre pyetje për të ardhmen e konferencave.
Urojmë që situata të ndyshojë sa më shpejte të jetë e mundur.