Inxhinierët e Amazon janë duke e përpunuar algoritmin e Alexa për të gjetur kërkesat e përdoruesit të vetë edhe para se ai ti kërkojl ato.
Përpara se të alarmohesh se A.I po na pushton, struktura është më bazike se aq. Praktikisht bëhet fjalë për sugjerime që asistenti virtual mund të bëjë, bazuar në pyetjet e mëparshme. Për sehmbull nëse përdoruesi ka pyetur Alexën sa gjatë duhet të zjejë çaji, ajo do të sugjerojë vendosjen e kronometrit për të ndihmuar.
E megjithatë, potenciali i ndryshimit është më i thellë se kaq, sipas tyre qëllimi është arritja e bisedave natyrale. Për të shkuar aty nevojitet që programi të jetë i aftë të bëjë edhe parashikime për përgjigjen e përdoruesit, duke kuptuar kështu logjikën e bisedës. E ndoshta nuk jemi fort larg momentit kur të bisedojmë krejt rrjedhshëm me asistentët tanë virtualë.
Software do të bazohet tek modelet e sjelljes së përdoruesit të vetë, duke studiuar gjithçka rreth tij. Diçka jo e re në fakt. Personalizimi i shërbimeve është praktikë e zhvilluar prej kohësh nga të gjitha platformat.
Për momentin, jemi thjesht në fazat e para, në ato faza kur dikush pyet Alexan për receta për të gatuar pulën, sugjerimi i saj është “a dëshiron të dëgjosh tinguj pulash.”