Digital Markets Act i BE-së (DMA) kërkon të kufizojë fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë.
Platformat e përcaktuara si “Gatekeepers” (që kontrollojnë aksesimin e teknologjive të reja) tani do të përballen me ndalimin e favorizimit të shërbimeve të tyre ndaj atyre të rivalëve. Këto platforma (Alphabet, Amazon, Apple, ByteDance, Meta, Microsoft) do të parandalohen gjithashtu të kombinojnë të dhënat personale nëpër shërbime të ndryshme dhe do t’u lejojnë përdoruesve mundësinë për të shkarkuar aplikacione nga platforma alternative.
Në një deklaratë, Apple tregoi për Bloomberg: “Ne mbetemi shumë të shqetësuar për rreziqet e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave që DMA paraqet për përdoruesit tanë.”
Nëpërmjet një postimi në LinkedIn, Komisioni Evropian tregoi se: “Ky status do t’i parandalojë kompanitë që të mos vendosin kushte të padrejta ndaj bizneseve dhe përdoruesve dhe do të sigurojë lirinë e shërbimeve dixhitale të rëndësishme.” Duke filluar nga rrjetet sociale e deri tek sistemet operative, ata kanë gjashtë muaj për të siguruar që shërbimet e tyre kryesore të platformës të jenë në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale, duke përfshirë:
- Lejimin e çregjistrimit nga një plan abonimi dhe çinstalimin e shërbimeve të instaluara që nga fabrika
- Lejimi i përdorimit të dyqaneve alternative të aplikacioneve
- Moslejimi i ndjekjes jashtë shërbimeve të ofruara pa lejen e përdoruesve
- Moslejimi i renditjes së produkteve të kompanisë në mënyrë të favorizuar