Falë machine learning studiuesit e kishin të mundur të deshifronin një dorëshkrim të dëmtuar nga shpërthimi i malit Vezuv në Pompeii më tepër se 2,000 vite të vjetër.
“Në këtë dorëshkrim gjendeshin emrat e gjeneralëve dhe anëtarëve të dinastisë së Aleksandrit të Madh, madje dhe vetë Aleksandri përmendet disa herë.” tha Richard Janko, profesor mjaft i dalluar në University of Michigan.
Vetëm disa pjesë nga papirusi i dëmtuar mund të lexohen. Mirëpo mund të bëhet tomografia e kompjuterizuar e cila është përdorur për të skanuar bojën në papyrus. Janko tha se tentativat e mëparshme për të hapur papirusin rezultuan në dëmtimin e mëtepërm të tij.
Brent Seales, drejtori i Center for Visualization and Virtual Enviroments ka ndihmuar Jankon në studimin e papirusit duke përdorur machine learning. Ekipi është trajnuar për të përdorur një program kompjuterik që zbulon bojën në papyrus, duke bërë me qindra radiografi për të gjeneruar imazhe dixhitale 3D.
Janko tregon gjithashtu se puna e ekipit ka qenë shumë e suksesshme falë përdorimit të teknologjisë. “Me çdo përsëritje të punës së Seales, aftësia për të lexuar fragmented e shkruara po përmirësohet shumë.” tha Janko.