Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Kufjet inteligjente kanë të integruar një ekran që fshihet kur nuk dëshironi ta përdorni
    26 Dhjetor, 2025
    Kina hap një shkollë që trajnon robotët si të bëjnë punët e shtëpisë
    26 Dhjetor, 2025
    Asus përgatitet të prezantojë një kasë kompjuterash me ekran holografik në CES 2026
    26 Dhjetor, 2025
    Microsoft dëshiron të zëvendësoje çdo rresht kodi të shkruar në C dhe C++ deri në 2030
    25 Dhjetor, 2025
    Së shpejti ju do të keni mundësinë të ndryshoni adresën tuaj të Gmail
    25 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
    Një bug në iOS 26 vendos një filtër të kuq mbi fotot e shkrepura nga një Android
    17 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Rusia patenton projektin për një stacion hapësinor që krijon gravitetin e tij
    26 Dhjetor, 2025
    Nga pajisje të vjetra në një vepër arti: Ky është sekreti i “Visions of Tomorrow”
    24 Dhjetor, 2025
    Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
    22 Dhjetor, 2025
    Këto janë valixhet “Kuq e Zi” që vijnë nga bashkëpunimi më i ri mes FSHF dhe Samsonite
    22 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët tregojnë se sa kilogramë mund të shtoni gjatë festave të fundvitit
    18 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Ky startup përdori inteligjencën artificiale për të modifikuar ADN humane
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Science > Ky startup përdori inteligjencën artificiale për të modifikuar ADN humane
Science

Ky startup përdori inteligjencën artificiale për të modifikuar ADN humane

Last updated: 25 Prill, 2024 4:49 pm
Ndaj
3 Min lexim

Një ekip studiuesish në një startup me bazë në Berkeley të quajtur Profluent tregojnë se kanë përdorur teknologji gjeneruese të AI për të modifikuar ADN-në e njeriut.

Startup-i ushqeu me sasi të mëdha të dhënash biologjike një model të madh gjuhësor (LLM) për të krijuar teknologjinë e re të bazuar në teknikën novatore të modifikimit të gjeneve CRISPR, siç detajohet në një publikim. Qëllimi i tyre është të prodhojnë mjete për modifikimin e gjeneve që janë më efikas dhe më të aftë se mekanizmat ekzistues biologjikë që lejojnë organizmat, për shembull, të largojnë sëmundjet dhe patogjenët e tjerë.

Profluent gjithashtu pretendon se ka përdorur tashmë një nga këta mjete të krijuara nga AI, të quajtur OpenCRISPR-1, për të modifikuar ADN-në njerëzore. Kompania thotë se është “mjeti i parë i modifikimit të gjeneve open-source, i gjeneruar nga AI” në botë që është “projektuar nga e para me AI“.

Can AI rewrite our human genome? ⌨️🧬

Today, we announce the successful editing of DNA in human cells with gene editors fully designed with AI. Not only that, we've decided to freely release the molecules under the @ProfluentBio OpenCRISPR initiative.

Lots to unpack👇 pic.twitter.com/NWowAlDLMv

— Ali Madani (@thisismadani) April 22, 2024

“Suksesi ynë tregon për një të ardhme ku AI harton saktësisht atë që nevojitet për të krijuar një sërë kurash për sëmundjet,” tha bashkëthemeluesi dhe CEO Ali Madani në një deklaratë për shtyp. “Për të nxitur inovacionin dhe demokratizimin në redaktimin e gjeneve, me qëllimin për të çuar përpara këtë të ardhme, ne po sigurojmë që produktet e kësaj nisme të kenë kod burimor të hapur për publikun.”

Dhe pse modeli i AI është open-sourced, kompania po e mban sekret vetë teknologjinë e AI. Për momentin, është më shumë një fazë testuese dhe është ende e paqartë nëse OpenCRISPR-1 do të jetë në gjendje të përputhet ose të tejkalojë modelet ekzistuese CRISPR, siç thekson NYT.

Përveç kësaj, ajo që me të vërtetë e pengon fushën e modifikimit të gjeneve është numri i studimeve që tregojnë nëse këto modifikime janë të sigurta dhe efektive. Pavarësisht nga optimizmi, shkencëtarët janë ende të shqetësuar për efektet anësore të mundshme të modifikimit të ADN-së njerëzore, duke përfshirë potencialin e rritjes së rasteve të kancerit.

Profluent shpreson të shfrytëzojë ekspertizën e studiuesve të tjerë për të përmirësuar modelin me kalimin e kohës.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Qualcomm Snapdragon X Plus është gati të rivalizojë procesorët e Apple dhe Intel
Tjetra Prezantohet linja më e re e ekraneve Samsung, një epoke të re e televizorëve Samsung AI

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
Cars
26 Dhjetor, 2025
Rusia patenton projektin për një stacion hapësinor që krijon gravitetin e tij
Entertainment
26 Dhjetor, 2025
Kufjet inteligjente kanë të integruar një ekran që fshihet kur nuk dëshironi ta përdorni
Tech
26 Dhjetor, 2025
Kina hap një shkollë që trajnon robotët si të bëjnë punët e shtëpisë
Tech
26 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Science

Bateritë me materiale litium/mangan mund të transformojnë tregun e makinave elektrike

27 Gusht, 2024
Entertainment

Studimi tregon se fytyra e njeriut i përshtatet emrit të tij me kalimin e kohës

31 Korrik, 2024
Science

Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia

26 Dhjetor, 2025
5
GamingScience

Business Casual: The Definitive Guide for Women To Be Stylish At Work

2 Gusht, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?