Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Çipat e Intel mund të rikthehen në laptopët e Apple në 2027
    29 Nëntor, 2025
    Prej 9 vitesh ky person ka fuqizuar shtëpinë e tij përmes 1,000 qelizave baterish të ricikluara
    28 Nëntor, 2025
    ChatGPT dhe Copilot po largohen nga WhatsApp
    28 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë robotin e parë të ngrënshëm
    27 Nëntor, 2025
    Meta është gati të shpenzojë miliarda dollarë për të siguruar çipat e Google
    27 Nëntor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
    Huawei 80 Pro Max vjen me ekranin më të ndritshëm në botë
    27 Nëntor, 2025
    Xiaomi 14 Ultra mund të përditësohet në HyperOS 3 brenda pak ditësh
    27 Nëntor, 2025
    Një studim i ri tregon se gjysma e europianëve humbasin momentet më të rëndësishme duke bërë foto; Galaxy AI i ndihmon të përjetojnë çdo moment
    26 Nëntor, 2025
    Njihuni me Apex Guard, laboratori i Oppo ku 10,000 smartphone testohen pa pushim
    24 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Google Maps prezanton një modalitet të ri kursimi energjie në Pixel 10
    29 Nëntor, 2025
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
    Një e metë e thjeshtë në sigurinë e WhatsApp ekspozoi 3.5 miliardë numra telefoni të përdoruesve
    19 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
    Lentet e reja që imitojnë sytë e njerëzve i mundësojnë robotëve një pamje më të qartë
    18 Nëntor, 2025
    Sam Altman po punon për të modifikuar gjenetikisht fëmijët që të mos mbartin sëmundje të trashëgueshme
    17 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
    Porsche prezanton zyrtarisht modelin e saj më të fuqishëm, SUV Cayenne tërësisht elektrik
    20 Nëntor, 2025
    Nissan po riimagjinon zhvillimin e makinave nëpërmjet AI
    17 Nëntor, 2025
    Porsche sjell kartën e kreditit Premium për klientët e saj
    17 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Mijëra avionë pasagjerësh kërkojnë ndërhyrje për të mbrojtur pasagjerët gjatë një stuhie diellore
    29 Nëntor, 2025
    Magjistari harron fjalëkalimin e çipit të implantuar brenda trupit të tij
    29 Nëntor, 2025
    Prezantohen planet për ndërtimin e një mega qendre tregtare në Dubai 3 herë më të madhe se Downtown Dubai
    29 Nëntor, 2025
    Sebastian Vettel mund të rikthehet në pistën e garimit pas testimeve me Porsche
    28 Nëntor, 2025
    DigitAlb feston Nëntorin KUQeZI me ulje deri në 30% për paketat 12-mujore
    26 Nëntor, 2025
Search
Duke lexuar: Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Science > Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
Science

Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike

Last updated: 8 Tetor, 2025 7:15 am
Ndaj
2 Min lexim

John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis janë shpallur fituesit e Çmimit Nobel në Fizikë 2025 për eksperimentet e tyre që treguan se dy parime thelbësore të mekanikës kuantike (tunelimi kuantik dhe sasia e energjisë në nivele të caktuara) mund të vëzhgohen në një sistem të madh sa për t’u parë me sy të lirë. Zbulimi i tyre, i bërë në vitet 1984-1985, përbën një hap të madh në kuptimin e mënyrës se si ligjet që zakonisht vlejnë për grimcat subatomike mund të manifestohen në objekte makroskopike.

Në eksperimentet e tyre, tre shkencëtarët punuan me një qark superpërçues, i cili lejonte kalimin e rrymës elektrike pa rezistencë. Ata vëzhguan se rryma mund të “tunelonte” përmes një barriere energjie, një fenomen i quajtur tunelim kuantik, dhe se sistemi thithte energji vetëm në frekuenca të caktuara, duke provuar se energjia ishte e sasiuar në nivele fikse.

Sipas Komitetit Nobel, puna e Clarke, Devoret dhe Martinis ka ndikuar drejtpërdrejt në përpjekjet e sotme për ndërtimin e kompjuterëve kuantikë, të cilat mund të përpunojnë informacione me shpejtësi të paarritshme për kompjuterët klasikë. Dr. Martinis më vonë bashkëpunoi me ekipin e Google për të ndërtuar kompjuterin që arriti “supremacinë kuantike”, ndërsa Dr. Devoret vazhdon si shkencëtar kryesor në divizionin kuantik të Google.

Clarke, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, Devoret në Universitetin Yale dhe Martinis në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, do të ndajnë një çmim prej 11 milionë korona suedeze (rreth 1.17 milionë dollarë). Vetë Clarke e përshkroi lajmin si “befasinë e jetës sime”, duke theksuar se nuk e kishte menduar kurrë se puna e tyre mund të shpërblehej me një Nobel.

Çmimi në Fizikë është i dyti që shpallet këtë vit, pas atij në Mjekësi. Në ditët në vijim do të ndahen edhe çmimet për Kiminë, Letërsinë, Paqen dhe Ekonominë, duke kurorëzuar vitin e radhës të nderimeve për arritjet më të mëdha shkencore dhe njerëzore.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
Tjetra Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Mijëra avionë pasagjerësh kërkojnë ndërhyrje për të mbrojtur pasagjerët gjatë një stuhie diellore
Entertainment
29 Nëntor, 2025
Çipat e Intel mund të rikthehen në laptopët e Apple në 2027
Tech
29 Nëntor, 2025
Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
Science
29 Nëntor, 2025
Google Maps prezanton një modalitet të ri kursimi energjie në Pixel 10
Apps
29 Nëntor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Netflix tregon statistikat e shikimit në platformë për herë të parë, ja serialet më të ndjekur

13 Dhjetor, 2023
Entertainment

Apple i dhuron Trump një skulpturë unike pas arritjes së marrëveshjes për investimin prej $100 miliardë në SHBA

8 Gusht, 2025
Entertainment

Miliarderi Peter Thiel mbështet krijimin e “Lojrave Olimpike moderne” ku dopingu është i lejueshëm

3 Shkurt, 2024
Entertainment

Mendohuni 2 herë para se t’i dhuroni fëmijës tuaj një tablet, pasi mund t’i bëni ato më nevrikë

15 Gusht, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?