MIUI 13 është përdorur prej disa kohësh në Kinë, mirëpo versioni global i këtij update-i do të fillojë tani të publikohet. Së bashku me prezantimin e linjës së re të Xiaomi Redmi Note 11, Xiaomi shpërndau dhe një listë zyrtare me pajisjet që do të update-ohen në MIUI 13 gjatë 3 mujorit të parë të 2022.
Seritë e Xiaomi Mi 11 dhe 11T ishin pajisjet e para të përmendura në këtë listë, duke përfshirë këtu dhe versionet Lite. Seria e Redmi Note 10 gjenden gjithashtu në këtë listë, së bashku me Note 11, të cilat do të lançohen me MIUI 13 nga fabrika.
Pajisje të tjera të përfshira në këtë listë janë Redmi Note 8 dhe Redmi 10, së bashku me tabletin Xiaomi Pad 5.
Është e rëndësishme të kujtojmë se ky update i MIUI nuk është i lidhur me versionin më të fundit të Android. Dhe përderisa Xiaomi nuk ka përmendur asgjë rreth versioneve të Android, shumë persona mund të mendojnë se jo të gjitha pajisjet do të update-ohen në Android 12.
Modelet indiane të këtyre smartphone-ve do të detajohen në mënyrë të veçantë, pasi nuk janë të njejtë me pjesën tjetër të tregut.