Smartphonët e palosshëm janë vetëm muaj larg nga të bërit krejt të zakonshëm. E ndërkohë që Samsung vazhdon të dominojë fushën, kompanitë e tjera ambicioze nuk ndalen se prezantuari ide të reja. Vivo ka regjistruar së fundmi një patentë për një smartphone ekrani i të cilit paloset për jashtë dhe jo brenda vetes siç kemi parë deri tani.
Formati vertikal i sotëm vazhdon të respektohet vetëm se një pjesë ekstra do të hapet në pjesën e poshtme e nëse nuk nevojitet ajo paloset mbrapa.
Patenta është regjistruar në Chinese National Intellectual Property Administration me skica nga të gjitha krahët. Në të duket edhe ishulli i 5 sensorëve të kameras së bashku me flash-in i cili është një vijë vertikale djathtas.
E siç ndodh me patentat, kjo nuk na garanton se do e shohim të realizuar ndonjëherë, ama diçka që është e qartë ka të bëjë me interesin që kompanitë po tregojnë sa vjen e më shumë drejt kësaj kategorie.
Teknologjia do të bëhet sa vjen e më e mirë e sa vjen e më e aksesueshme nga të gjithë.