Kur për libra ske më nerva, Netflixit i ke nxjerrë fundin dhe ke mbaruar 3 herë punët e shtëpisë, çfarë do bësh në karantinë?
Video gazmore me kërcime dhe muzikë që krijon varësi?
Po, pandemia më e rëndë quhet TikTok dhe ka marrë më shumë viktima nga Covid-19.
Përtej shakave aplikacioni raportohet të ketë tashmë më shumë se 2 bilion shkarkime, kjo sipas Sensor Tower.
Përveç kësaj 315 milion instalimet në 3 mujorshin e parë të 2020 i japin titullin si aplikacioni më i shkarkuar ndonjëherë në një çerekvjetor.
Kjo rritje kolosale i atribohet sigurisht karantinës dhe popullatës që e mërzitur brenda 4 mureve të shtëpisë do të gjejë diçka tjetër në smartphone përveç Instagramit, Snapchatit apo Ludo Kingut.
India dhe Kina kryesojnë listën, kjo pa marrë në konsideratë shkarkimet nga third-party app stores, praktikë shumë e famshme në të dyja vendet.
Zhang Yiming në vendin e 61 të bilionerëve të botës numëron plot 16.2 bilion dollarë ku kontributet më të mëdha i jep ByteDance, kompania mëmë e TikTok.