Gjatë javës së kaluar u publikuan renderat e para të OnePlus 11 Pro të publikuara nga OnLeaks. Tashmë i njejti burim rikthehet me një listë të plotë me specifikat e këtij smartphone-i, duke na dhënë një ide akoma më të qartë se çfarë duhet të presim nga flagship-i i ri i kompanisë.
OnePlus 11 Pro do të fuqizohet nga proçesori Snapdragon 8 Gen 2, i cili me shumë mundësi do të prezantohet gjatë muajit nëntor në Snapdragon Summit. Smartphone-i do të vijë drejt përdoruesve me sistemin operativ OxygenOS 13 të bazuar në Android 13 dhe 8GB RAM/128GB internal storage në versionin bazë.
Ky smartphone do të pajiset me një ekran 6.7” QHD+ 120Hz AMOLED me një kamera selfie 16MP punch hole të vendosur këndin e sipërm të majtë. Vlen të përmendim që OnePlus 10 Pro kishte një kamera selfie 32MP.
Në pjesën e pasme do të jenë të pranishme kamera kryesore 50MP, ajo ultraëide 48MP dhe një telephoto 32MP me zmadhim optik 2x. Ky sistem kamerash do të jetë gjithashtu i zhvilluar në bashkëpunim me Hasselblad.
Bateria me kapacitet 5,000mAh do të mund të karikohet në shpejtësinë 100W. Shërbime të tjera të përfshira në këtë smartphone do të jenë skanuesi i shenjës së gishtit nën ekran, mbështetja Dolby Atmos, Wi-Fi 6E dhe mbështetje për rrjetin 5G.
OnePlus 11 Pro pritet të prezantohet në janar të vitit të ardhshëm.