Galaxy Z Fold 3 do të jetë një smartphone i rëndësishëm që do të prezantohet nga Samsung gjatë javës së parë të muajit gusht. Megjithatë, dizajni dhe shumica e shërbimeve janë bërë leak ditën e sotme, duke treguar të gjithë variantet në të cilat ai do të vijë.
Pamjet e Galaxy Z Fold 3 u publikuan nga 91Mobiles dhe zbuluan se ngjyrat e përdorura në këtë smartphone do të jenë: Black, Olive Green dhe White. Njësoj si paraardhësi, Galaxy Z Fold 3 do të ketë një lexues të shenjës së gishtit në pjesën anësore, i cili do të funksionojë njëkohësisht dhe si buton ndezjeje, dy kamera punch-hole selfie dhe një sistem me 3 kamera në pjesën e pasme.
Ekrani i brendshëm do të jetë 7.55 inç dhe ai i jashtëm 6.23 inç, ndërkohë që të dy janë Super AMOLED Infinity-O dhe kanë refresh rate 120Hz. Me shumë mundësi proçesori i përdorur do të jetë Snapdragon 888+, i cili do të shoqërohet nga 12/16 GB RAM, 256/512 GB internal storage dhe një bateri me kapacitet 4,400 mAh.
Kjo pajisje pritet të ofrojë gjithashtu mbështetje për S Pen, i cili nuk është i dukshëm në këto renders.