OnePlus sapo konfirmoi se gjenerata e re e smartphoneve do të prezantohet në 23 mars. Bëhet fjalë për serinë 9 të OnePlus e cila do të vijë në një bashkëpunim me firmën ikonike suedeze të fotografisë Hasselblad.
Kjo ortakëri do të zgjasë për 3 vite me OnePlus që do të investojë $150 milionë për të përmirësuar ndjeshëm kamerat që ndodhen në smartphonet e tyre. Hasselblad do të përdorë sistemin që përfshin Natural Color Calibration që synon të ruajë color accuracy dhe ngjyrat natyrale në fotografi.
Pro Mode do të jetë e bazuar në software-in e Hasselblad për proçesimin e pamjeve në një nivel profesional. Disa nga opsionet që do të ofrohen në të janë rregullimi i ISO, white balance, exposure dhe rregullimet e fokusit. Seria OnePlus 9 do të suportojë formatin 12-bit RAW për foto me ngjyra më natyrale dhe më shumë dynamic range.
Kjo seri do të debutojë me një sensor të veçantë Sony IMX 789 me dual native ISO, real-time HDR shooting dhe regjistrim video 4K 120fps.