Presidenti i Samsung, TM Roh, ka treguar në një mbledhje se kompania ka nisur zhvillimin e një proçesori që do të jetë unik për smartphone-t Galaxy. Megjithatë nuk ka ende informacione të mjaftueshme rreth këtij proçesori dhe fansat kanë shumë pyetje.
Aktualisht Samsung prodhon proçesorët e saj nën brandin Exynos. Këto proçesorë mund të përdoren nga të gjithë prodhuesit e smartphone-ve Android, por më të përdorurit në industri janë ato nga Snapdragon dhe MediaTek. Pajisjet Galaxy janë pajisjet kryesore që përdorin këto proçesorë, por ato nuk janë krijuar posaçërisht për këto pajisje.
Meqë përdoruesit ishin disi të pakënaqur me shërbimin “Game Optimizing Service”, e cila tentonte të optimizonte performancën e aplikacioneve dhe të parandalonte mbinxehjen, Samsung ka ofruar në update-in e fundit një tool për çaktivizimin e tij.
Samsung për momentin krijon disa nga smartphone-t më të mirë në treg, duke përdorur proçesorët Exynos 2200 dhe Snapdragon 8 Gen 1 të cilët janë lider në industri. Do të ishte mjaft interesante të shikonim se çfarë do të mund të arrihet përmes një proçesori të posaçëm për pajisjet Galaxy, duke parë impaktin e dhënë nga proçesorët A15 të Apple dhe Tensor të Google.