Nuk kemi më nevojë të endemi mes thashethemeve pasi Samsung e bën zyrtare; Galaxy Z Flip 5G do të vijë në 7 gusht 2020.
Në pamje të parë aparati është totalisht i njejtë me paraardhësin e vetë 4G, dhe në fakt përveç valëve 5G dhe proçesorit Snapdragon 865 Plus asgjë nuk ka ndryshuar. Oh po, çmimi, do të kushtojë $1,449.99 kësaj radhe, $70 më shumë se i pari.
Samsung ka arritur të fusë edhe një antenë 5G pa ndyshuar asgjë së jashtmi, por nga ana tjetër ka bërë rregullime në sistem. Modaliteti “Flex” ka lejuar që në fillim që programet të auto rikonfiguroheshin për një ekran gjysmë të hapur. YouTube duhet të funksionojë siç duhet tani me Flex por edhe aplikacioni i kamerës duhet të funksionojë nga më shumë kënde.
Galaxy Flip pritej të shpallej në eventin e 5 gushtit së bashku me Fold dhe një sërë produktesh të tjera, por Samsung duket se po pastron skenën për yllin e vërtetë: Galaxy Note 20.
Sa i përket Fold ka disa zëra që flasin për ndryshime më të ndjeshme, implementim të 5G, proçesor i ri, përmirësime në kamera si dhe çmim i njejtë.
Samsung Galaxy Flip do të fillojë të shitet në 7 gusht në USA e më pas në gjithë globin.