Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
    28 Dhjetor, 2025
    Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
    28 Dhjetor, 2025
    Në Kinë ju mund të merrni me qera një AgiBot për t’i shërbyer të ftuarve gjatë dasmës tuaj
    28 Dhjetor, 2025
    Kufjet inteligjente kanë të integruar një ekran që fshihet kur nuk dëshironi ta përdorni
    26 Dhjetor, 2025
    Kina hap një shkollë që trajnon robotët si të bëjnë punët e shtëpisë
    26 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
    Rusia patenton projektin për një stacion hapësinor që krijon gravitetin e tij
    26 Dhjetor, 2025
    Nga pajisje të vjetra në një vepër arti: Ky është sekreti i “Visions of Tomorrow”
    24 Dhjetor, 2025
    Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
    22 Dhjetor, 2025
    Këto janë valixhet “Kuq e Zi” që vijnë nga bashkëpunimi më i ri mes FSHF dhe Samsonite
    22 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Samsung prezanton gjeneratën e re të smartphone-ve të palosshëm Galaxy Z Fold 3 5G dhe Z Flip 3 5G
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Samsung prezanton gjeneratën e re të smartphone-ve të palosshëm Galaxy Z Fold 3 5G dhe Z Flip 3 5G
Mobile

Samsung prezanton gjeneratën e re të smartphone-ve të palosshëm Galaxy Z Fold 3 5G dhe Z Flip 3 5G

Last updated: 11 Gusht, 2021 4:01 pm
Ndaj
4 Min lexim

Samsung Electronics po përmirëson pozitat si lider në industrinë e smartphone-ve të palosshëm me prezantimin e versioneve të reja të Galaxy Z Fold 3 5G dhe Z Flip 5G gjatë eventit të sotëm Unpacked. Gjenerata e tretë e këtyre pajisjeve ofron një eksperiencë të optimizuar më mirë se kurrë për të shfrytëzuar çdo inç të ekranit.

“Si një pionier dhe udhëheqës i industrisë në kategorinë e palosshme, ne jemi krenarë të ndërtojmë trashëgiminë tonë të inovacionit me Z Fold3 dhe Z Flip3. Këto pajisje i pajisin konsumatorët me teknologjitë që mundësojnë mënyra të reja për të maksimizuar dhe shijuar çdo moment me një ekosistem të ndërtuar mbi inovacionin.” tha dr. TM Roh, President dhe Shef i Komunikimeve Mobile në Samsung Electronics.

Për herë të parë Z Fold 3 dhe Z Flip 3 vijnë me një rezistencë ndaj ujit IPX8 dhe një teknologji të re në ekran ku është përdorur qelqi Corning Gorilla Glass Invictus, i cili është më rezistent ndaj rënieve apo gërvishtjeve. Shtresa e re mbrojtëse e ekranit jo vetëm që dihmon në qëndrueshmërinë e tij, por bën të mundur dhe përdorimin e S Pen Stylus për herë të parë në një ekran të palosshëm. Mekanizmi i palosjes është përmirësuar gjithashtu duke bërë të mundur mbylljen e hapësirave ku mund të futen pluhura që e dëmtojnë atë.

 

Galaxy Z Fold 3 5G

02_01_Q2_Product_03_galaxyzfold3_5g_spen_phantomgreen_L.jpg

Galaxy Z Fold 3 5G është produkti ideal për të gjithë përdoruesit që duan të kenë fuqinë e një tableti në xhepin e tyre. Ai vjen me një ekran të brendshëm 7.6 inç Super Smooth 120Hz që është 29% më i ndritshëm krahasuar me paraardhësin ndërkohë që konsumon më pak energji, ndërkohë që ekrani i jashtëm është 6.2 inç. Për të “ngushëlluar” paksa fansat e serisë Note, Samsung ka vendosur që të ofrojë suport për S Pen (S Pen Fold Edition dhe S Pen Pro) në Z Fold 3 5G.

Për sa i përket baterisë, Z Fold 3 ka një kapacitet prej 4,400mAh që mund të karikohet shpejt me karikuese 25W.

Kamerat janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij smartphone-i të palosshëm. Ai është i pajisur me 5 kamera në total: një kamera selfie 10MP në ekranin e jashtëm, një nën ekranin e brendshëm 4MP dhe 3 në pjesën e pasme (Ultra-Wide 12MP, kamera kryesore 12MP dhe Telephoto 12MP).

Galaxy Z Fold 3 5G do të ofrohet në ngjyrat E zezë e tejdukshme, e argjendtë e tejdukshme dhe e gjelbër e tejdukshme në çmimin prej 219,900 Lekë për versionin me 256GB internal storage.

 

Galaxy Z Flip 3 5G

02_03_B2_Eco_System_05_galaxyzflip3_5g_cream_galaxywatch4_silver_galaxybuds2_white_L_1.jpg

Galaxy Z Flip 3 5G ofron balancën ideale mes stilit, funksionit dhe argëtimit. 4 ngjyrat krem, e gjelbër, vjollcë e hapur dhe e zeza e tejdukshme do t’i tërheqin menjëherë përdoruesit. Risia e këtij smartphone-i këtë vit qëndron në ridizenjimin e Cover Screen. Tashmë ai është 4 herë më i madh dhe ju do ta keni më të lehtë të kontrolloni njoftimet pa e hapur fare smartphone-in.

Ekrani i brendshëm vjen me një madhësi prej 6.7 inç dhe refresh rate 120Hz për një eksperiencë fantastike. Kapaciteti i baterisë së Z Flip 3 5G është 3,300mAh dhe mund të karikohet shpejt me karikuese 15W.

Ndryshe nga Z Fold 3, ky smartphone do të ketë vetëm 3 kamera, një selfie 10MP dhe dy në pjesën e pasme, një kamera Ultra-Wide 12MP dhe një kryesore 12MP. Galaxy Z Flip do të vijnë në opsionin 128GB me çmimin prej 129,900 Lekë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme What Are Some Ways to Prevent the Spread of COVID-19?
Tjetra Shikoni pamjet e para të Galaxy Watch 4 dhe Galaxy Buds 2 të prezantuara gjatë eventit Unpacked

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
Entertainment
28 Dhjetor, 2025
Sam Altman po punëson dikë që të shqetësohet rreth rreziqeve të AI
Tech
28 Dhjetor, 2025
Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
Mobile
28 Dhjetor, 2025
Qendrat e të dhënave po përdorin motorë avionësh për të anashkaluar vonesat e lidhjes në rrjetin energjitik
Tech
28 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Dizajnet e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro bëhen leak 2 muaj para prezantimit zyrtar

9 Gusht, 2023
Mobile

Kariko dhe dizinfekto smartphonin tënd me këtë kuti sterilizuese nga Samsung

4 Korrik, 2020
Mobile

Microsoft Surface Duo vjen në shtator me çmimin $1,399

12 Gusht, 2020
Mobile

Prezantohet zyrtarisht pajisja e parë e palosshme nga Google: Pixel Fold

11 Maj, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?